Futboll Sport

Egjipti befasohet nga Arabia Saudite, Salah largohet me turp nga Botërori (VIDEO)

Arabia Saudite ka mundur Egjiptin me rezultatin 2-1

Mohamed Salah largohet me një tjetër gol nga ky kompeticion, dhe këtë herë me një perlë tipike. Pasi merr një top të gjatë nga mbrojtja, ylli i Liverpool sheh daljen e portierit dhe vendos të lëshojë një parabolë të përsosur me topin që përfundon në rrjetë.

Ndërkohë Arabia barazon rezultatin me një penallti në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë, pasi kishte humbur një penallti disa minuta më parë. Në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë, por në sekondat e fundit të ndeshjes arabët shënojnë golin e fitores.

Një tjetër fakt historik është paraqitja e portierit të Egjiptit, El Hadary, portieri më i vjetër që ka shkelur në një Kupë Bote. Në pjesën e parë ai madje ka pritur edhe një penallti.

 

 

Related posts

ALARMI TEK JUVENTUSI/ 3 titullarë përfundojnë në spital, mungojnë në sfidën e radhës

Delo.autor

Merkato/ Isco largohet nga Reali për të luajtur me këtë ekip

Q.Autor

ABSURDE/ Më OFENDOJNË se nuk jam si të tjerët, tifozët më thërrasin LESBIKË

Isa.Autor

Leave a Comment