Futboll Sport

Santos: Luan Portugalia kundër Iranit, jo unë kundër Carlos Queiroz

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, tha se ndeshja e tretë e skuadrës së tij në Kupën e Botës nuk ishte një rast i Cristiano Ronaldos kundrejt Iranit, por shumë më tepër, teksa i paralajmëroi lojtarët e tij për garën e ashpër që i pret.

Ronaldo ka shënuar të gjithë (katër) golat e Portugalisë në Grupin B, deri tani, duke pasur një “hat-trick” në barazimin 3-3 me Spanjën, përpara se të finalizonte për 1-0 ndaj Marokut. Përkundër formës së shkëlqyer të sulmuesit të Real Madrid, Santos hodhi poshtë sugjerimin se përgjegjësia për një rezultat pozitiv kundër skuadrës së drejtuar nga portugezi Carlos Queiroz do të ishte vetëm mbi Ronaldon.

“Ai bën ndryshimin këtu, si te Real Madridi, Manchester United dhe Sporting, – tha Santos, duke iu referuar klubeve të Ronaldos. – Kjo nuk është një lojë mes trajnerit të Portugalisë dhe atij të Iranit, as një lojë e Cristiano Ronaldos kundër askujt. Kjo është, po, një lojë e Portugalisë kundër Iranit”.

63-vjeçari foli edhe për miqësinë e tij të ngushtë me Queiroz, skuadra e të cilit është një pikë pas Portugalisë në renditjen e grupit B, pas një fitoreje mbi Marokun dhe një disfate me Spanjën. Santos tha se ishte i impresionuar nga përparimi i ish-trajnerit të Real Madridit dhe Portugalisë në krye të Iranit, që nga emërimi i tij në vitin 2011.

“Ai ka qenë kolegu dhe shoku im për 35 vjet, – tha Santos. – Ne kemi udhëtuar shumë herë me tren dhe kemi biseduar për futbollin, sepse ai mësoi në atë kohë dhe unë isha inxhinier. Ai do të bëjë më të mirën për të fituar me Iranin, jam i sigurt. Kam pasur rastin t’i shoh këto dy lojërat e para të Iranit në Kupën Botërore dhe 10 të tjera, që i luajti në kualifikuese.

Janë një ekip shumë i fortë: nëntë fitore, një barazim, duke pranuar vetëm dy gola me Sirinë, kur ata ishin kualifikuar. Ka lojtarë me përvojë, me një strategji të fortë. Do të jenë përballë dy skuadra që luftojnë shumë, që do të japin gjithçka. Unë dua të fitoj, kolegu im dëshiron të fitojë, ndaj do të jetë një betejë e ashpër dhe e fortë. Duhet të jemi të përgatitur”.

Related posts

MARADONA SËRISH NË SPITAL/ Sulmon ashpër vajzat e tij: Isha duke vdekur kurse ato blinin apartamente në…

Delo.autor

LAJM I MADH/ Serie A merr dritën jeshile, ja kur do të kthehen tifozët në stadium!

Delo.autor

“KLUBI ËSHTË MBI KËDO SEPSE LOJTARËT KALOJNË DHE KLUBI MBETET”/ Maldini: Ibrahimovic një burim i madh për ne

Delo.autor

Leave a Comment