Futboll Sport

Larson: Ibra është çmendur, Suedia është më e fortë pa të…

Henrik Larsson shpreson se Suedia të shkojë larg në këtë Botëror, pavarësisht se niset në hije dhe beson se lënia jashtë e Zlatan Ibrahimovic do t’i ndihmojë nordikët. Ibrahimovic, golashënuesi më i mirë i historisë së Suedisë, u tërhoq nga kombëtarja pas Euro 2016, por pas kualifikimit të Suedisë në “Rusi 2018” tentoi të rikthehet, kërkesë që nuk u pranua nga suedezët.

Ish-sulmuesi i Celtic, Barcelona dhe Manchester United, Larsson deklaroi: “Uroj që kundërshtarët të vazhdojnë të nënvlerësojnë Suedinë, si bëri Italia. Mendoj se me Korenë e Jugut dhe Gjermaninë do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithçka për kualifikimin do të vendoset kundër Meksikës në ndeshjen e tretë.”

Më pas, Larsson nuk i kursen kritikat ndaj Ibra dhe polemikave të ngritura prej tij në momentin që nuk i dhanë mundësinë të rikthehet: “Ibrahimovic ka qenë një nga sulmuesit më të mëdhenj në Europë, por them ka qenë, domethënë nuk është më. Mendoj se është çmendur, që sulmon vendin që i ka dhënë gjithçka. Suedia është më e fortë pa të…”

Related posts

Mourinho befason pas barazimit: Jam i lumtur me karakterin e lojtarëve të mi

Q.Autor

TALENTET E BARCELONËS “SHKËRMOQIN” VALENCIAN/ Suarez rikthehet në super formë (VIDEO))

Delo.autor

Shqipëria U-21/ Manaj dhe Sherri optimistë para sfidave me sllovakët

Sadik.Autor

Leave a Comment