Futboll Sport

Gjermania po humbet me Meksikën, shfaqet Sane që u la jashtë Botërorit (FOTO)

Mesfushori i Manchester Cityt, Leroy Sane, u la jashtë nga trajneri Joachim Low.

Zgjedhja e teknikut gjerman bëri bujë të madhe, gjithsesi 22-vjeçari e priti me sportivitet këtë vendim.

Pavarësisht se nuk është me skuadrën, zemra e Sanesë do të rrahë gjithmonë për Gjermaninë.

Mesfushori postoi një foto në “Twitter” para nisjes së sfidën ndaj Meksikës ku shkruante: “Paçi fat kundër Meksikës çuna. I kam gishtat e kryqëzuar”.

Pjesa e parë e ndeshjes Gjermani-Meksikë u mbyll me avantazhin e amerikano-latinëve falë golit Lozanos.

Related posts

11 MUAJ PA GOL NË “BERNABEU”/ Gareth Bale do të jetë ekstrakomunitar

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Barcelona futet në garë me Tottenham për lojtarin e Serisë A, refuzohet oferta e parë

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT SPANJOLL NË DILEMË/ Perez refuzoi ofertën 180 milionë euro për…

Delo.autor

Leave a Comment