Futboll La Liga Sport

JO VETËM NEYMAR DHE LAUTARO/ Presidenti Bartomeu do të ndërtojë një Barcelonë ëndrrash

Barcelona duket se është një nga skuadrat më aktive në merkato. Katalanasit kanë vënë në shënjestër prej kohësh Lautaro Martinez-in. Argjentinasi duket se do të largohet nga Interi pavarësisht se Beppe Marotta ka mohuar që lojtari të ketë kërkuar largimin.

Ndryshon çështja për sa i takon Neymar-it. Lojtari ka dëshirë të largohet nga PSG dhe të ribashkohet me Messi-n dhe Suarez-in, por kosto e kartonit të tij mbetet një problem serioz për arkat e klubit spanjoll.

Sipas Dona Balon, presidenti i blaugranave e ka të qartë në mendjen e tij Barcelona-n e sezonit të ardhshëm. Në portë do të jetë Ter Stegen, në mbrojtje mbetet i paprekshëm Pique, ndërsa kërkohet një alternativë për  francezin Lenglet.

Mund të ketë një risi në krahun e djathtë. Sipas portalit spanjoll, katalanasit po intertesohen për Hector Bellerin dhe Cancelo. Ndërsa është i paprekshëm në krahun e majtë Jordi Alba.

Në mesfushë gjithçka do të varet nga rezultati i negociatave me Juventus-in për Miralem Pjanic, ndërsa Busquets dhe De Jong do të mbeten pika fikse në formacionin e Setien.

Në sulm, në krah të Messi-t,  Bartomeu dëshiron të shikojë Lautaro-n dhe Neymar-in. Nëse kjo do të ndodhë, Barcelona do të kishte shumë pak rivalë në Spanjë dhe në Europë.

Related posts

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ VDES legjenda e ANGLISË, njihej për shpirtin luftark (FOTO)

Isa.Autor

NGA POLITIKA TEK TIFOZËT/ I gjithë kontinenti iu vërsul 12 skuadrave “rebele”. Ja 7 arsyet që dështoi Super League

Delo.autor

FUTBOLLI NË KRIZË PREJ COVID-19/ Klubet e Premier League shtyjnë rifillimin e stërvitjes, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment