Futboll Sport

Ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, Veliaj zbulon takimin e fundit me të

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet lidhur me vdekjen e parakohshme të Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm, pas një sulmi në zemër.

Në mesazhin e tij, Veliaj vlerëson se legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ishte kampion në fushë dhe jashtë saj.

“Para pak javësh në Prishtinë pata fatin t’i shtrëngoja dorën për herë të fundit legjendës kosovare të futbollit Fadil Vokrri! Nuk gjeti paqe pa e fut Kosovën në UEFA & FIFA gjer sa ia doli me sukses! Kampion në fushë, kampion jashtë saj – faleminderit për kujtimet kampion”, thekson Veliaj në mesazhin e tij.

Related posts

‘Bomba’ e trajnerit të Totenhamit: Drejtuesit e Juventusit vunë nën presion gjyqtarët

Q.Autor

ULËRIMA, GRUSHTE e SHKELMA/ “Selman Stërmasi” tundet nga Ze Maria. Ja 15 minutat e tërbimit (FOTO)

Isa.Autor

Lucas Moura te Tottenham, PSG fiton 28 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment