Futboll Sport

Nderuan shqiptarët/ Ja kujt ia dedikon triumfin futbollisti i SKËNDERBEUT

Kosova mori dje një fitore historike. Në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes mposhti me rezultatin e pastër 2-0 modestët e Ishujve Faroe. Triumfi u ka dhënë optimizëm të jashtëzakonshëm jo vetëm skuadrës por dhe tifozëve që presin që ekipi të shpërthejë në këtë kompeticion pasi ka në radhët e veta shumë talente.

Por kjo fitore nuk shkon vetëm për tifozët. Qendërmbrojtësi i Skënderbeut Fidan Aliti , i cili ka qenë titullar nga minuta e parë ia ka dedikuar këtë fitore domethënëse legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri, në nder të të cilit stadiumi i Prishtinës ka marrë emrin e tij.

“Kjo fitore është për ty Fadil Vokrri. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen dhe këtë natë fantastike!”

Related posts

Tatuazh me figura mitologjike, shqiponjë dhe dem. Lideri i Islandës bëhet gati për Botërorin (FOTO)

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Eriksen lë pas makthin, rikthehet në futbollin e luajtur. Ylli danez firmos me skuadrën e…

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Djemtë e Ancelottit mposhtin me përmbysje Arsenal dhe ngjiten në vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment