Futboll Sport

MANCHESTER CITY-REAL MADRID/ Sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë në Europë (DETAJET)

Manchester City, si Real Madrid, i cili kthehet në stërvitje nesër, po shikon vetëm nga dueli i 7 gushtit, pasi Premier League ka përfunduar me Liverpool kampion, disa kohë më parë. Sidoqoftë, të besuarit e Guardiolës kanë përfituar nga ndeshja e fundit për të mposhtur Norwich (5-0) në lamtumirën e David Silva, duke e mbyllur kampionatin me më shumë gola të shënuar mes ligave kryesore të kontinentit. Konkretisht, “qytetarët” shënuan 102 gola, duke mposhtur Bayern Munich, i cili e mbylli kampionatin e Bundesligës me 100 gola.

Prandaj, sulmi më i mirë në Europë kundër mbrojtjes më të mirë në kontinent do të përballen në “Etihad”, në kthimin e 1/8 finale të Champions-it. Real Madrid e ka fituar titullin e La Liga-s falë ekuilibrit dhe soliditetit, që nis nga Courtois deri te sulmuesi i fundit. Deri në pikën e mbylljes së kampionatit, të bardhët kanë pësuar vetëm 25 gola. Kjo ka bërë që portieri i tyre të fitojë trofeun “Zamora” më shumë se dhjetë vite më vonë nga hera e fundit.

Të dy, Guardiola dhe Zidane, kanë qenë në gjendje të lexojnë në mënyrë të përsosur modelin e lojës së njëri-tjetrit. Francezi, pa Cristiano dhe me Benzema si golashënuesi më i mirë, ka përfituar Ramos si “sulmues” të dytë. Zidane kuptoi se pa CR7 duhej të adaptonte diçka tjetër. Dhe rezultati është mbresëlënës: një ekip i tërë që shënon gola, deri në 70 të tillë. Manchester City ka pësuar 10 gola më shumë se të bardhët në kampionat, 35 të tillë, teksa Liverpool rrëmbeu titullin këtë herë, duke shënuar shumë më pak gola (85) dhe pësuar vetëm dy më pak.

Sidoqoftë, Manchester City nuk e ka mbështetur fuqinë e tij sulmuese te një golashënues i vetëm, ashtu si “Los Blancos”. Në fakt, Steling e ka përfunduar si golashënuesi më i mirë i Premier League me 20 gola, një më pak se Benzema, i cili rivalizoi Messi për trofeun “Pichichi” deri në fund. Dallimi i madh është se sulmuesi i Manchester City është shoqëruar shumë më mirë sesa Karim, në mesin e golashënuesve. Janë 16 golat e Agüero dhe 14 golat e Gabriel Jesús, pa harruar 13 të tjerë të De Bruyne, që e tejkalojnë pjesën tjetër të listës së gjatë të shënuesve të bardhë në kampionatin e fundit. Mahrez ndjek me 11 gola.

Pep ka 13 golashënues: Bernardo Silva (6), David Silva (6), Foden (5), Rodri (3), Gundogan dhe Otamendi (2) dhe Ëalker dhe Laporte (1). Te Real Madridi, shënimi i golave është shumë më i shpërndarë si proces, për të kompensuar golat e paktë të shoqëruesve të Benzema. Deri në 21 lojtarë kanë shënuar të paktën një gol te kampionët e rinj të Spanjës. Vetëm Militao dhe Brahim kanë mbetur “thatë”. Shënuesi i dytë më i mirë i skuadrës madrilene është një mbrojtës, Sergio Ramos, me 11 gola. Më pas vijojnë të tjerët: Casemiro dhe Kroos, me nga 4 gola.

Related posts

“YLLI” QË KUSHTON 80 MILIONË EURO/ Unai Emery synon të “rrëmbejë” talentin e Crystal Palace…

Delo.autor

PAS NGRITJES SË TROFEUT NË “SELMAN STËRMASI”/ Alban Hoxha: Ka qenë një vit i vështirë, kemi kaluar…

Delo.autor

DUELI ME IZRAELIN/ “LEKSIONET” e De Biazit duhen shfaqur sot si “SEMINAR” për PANUCCIN

Isa.Autor

Leave a Comment