Futboll Sport

Deschamps: Ishte një ndeshje ndërlikuar, mund të bëjmë shumë më mirë

Didier Deschamps, trajneri i kombëtares franceze, foli pas fitores 2-1 kundër Australisë, në TF1: “Nuk ishte e lehtë, por fitorja e parë është shumë e rëndësishme. Ishte e ndërlikuar sot, ndaj një ekipi që na krijoi mjaft vështirësi. Është e vështirë të shpjegosh gjithçka. Ne kemi humbur një ndryshim ritmi, një luhatje të vogël. Pas kësaj, ata nuk ishin të rrezikshëm.

Kishte një mungesë efikasiteti në kapjen e topit, në pasime. Në fund të ndeshjes, patëm disa mundësi të tjera. Siç po e shihni në këtë fillim Botërori, është e vështirë për të gjithë, përveç ndeshjes së parë të rusëve kundër Arabisë Saudite (5-0). Bëmë punën, morëm fitoren, që vlen më shumë se gjithçka tjetër. Por, ne mund të bëjmë më mirë, shumë më mirë”.

Related posts

Liverpool ofron 45 milionë euro për portierin e kombëtares britanike

Q.Autor

FORMULA 1/ Chase Carey: Garën do ta zhvillojmë normalisht edhe pse aty ka koronavirus

Delo.autor

RONALDO FENOMENI/ Reali favorit për të fituar Champions-in, ja sa do vleja unë sot

Isa.Autor

Leave a Comment