Futboll Sport

LIVE SHORTI/ Shkëndija me FAT, “peshkon” kampionët e Uellsit ndërsa KUKËSI ndeshet me Valletën

Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës do të mësojnë sot kundërshtarët për turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve. UEFA do të hedhë shortin në orën 12:00 në Nion të Zvicrës, teksa ekipet shqiptare do të kenë mundësi të njohin rivalët jo vetëm për turin e parë, por edhe të dytin, gjithnjë nëse do të shkojnë në atë raund eliminator. Dje, UEFA ka ndarë 32 skuadrat në tre grupe, përpara se sot të përcaktojë çiftet, që do të luajnë ndeshjet e para më 10 dhe 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 17 dhe 18 korrik.

Kukësi që merr pjesë në Champions në vend të Skënderbeut (i dënuar me 10 vite nga UEFA), duke qenë se ka një koeficient të mirë, është vendosur në grupin 3 mes skuadrave të konsideruara si favorite. Skuadra e Peter Pakult mund të luajë kundër klubeve si Spartak Trnava (Sllovaki), Valeta (Maltë), Alashkert (Armeni), Sutjeska Nikshiq (Mal i Zi), Spartaks Jurmala (Letoni) dhe Flora Talin (Estoni). Me këtë të fundit, Kukësi ka një kujtim të bukur, pasi për herë të parë në Europë ka luajtur pikërisht në fushën e Flora Talin, duke barazuar 1-1 dhe hapur rrugën për një edicion fantastik në debutim. Në letër janë rivalë të kalueshëm, edhe pse dallon mes tyre klubi kampion i Sllovakisë, Spartak Trnava.

Nga ana tjetër, Shkëndija e Tetovës është pozicionuar në grupin 1, por mes skuadrave që nuk cilësohen favorite. Në këto kushte, rrezikon të luajë ndaj klubeve si APOEL Nikosia (Qipro), Karabak i ish-kapitenit të Kombëtares, Ansi Agollit (Azerbajxhan), Sherif Tiraspol (Moldavi) dhe Videoton (Hungari). E vetmja skuadër që tetovarët ndoshta luten ta kenë në short është kampionia e Uellsit, The Nju Saints.

Ndërkohë Kukësi do të luaj me kampionët e Maltës, Vuelltën. Ndeshjet do të luhen me 10 dhe 18 korrik.

Related posts

“AUTOMATIKU” REBIÇ/ Kroati shëron varësinë nga Ibrahimoviçi

Delo.autor

Bomba e merkato vjen nga City, ofertë shokuese për yllin e Chelsea

Sadik.Autor

“KUR E KUPTOVA ISHTE…”/ Messi tregon çastin kur i treguan se duhej të largohej nga Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment