Futboll

Llogaritë e Kupës së Botës 2018, Peruja ka më shumë shanse se Anglia të…

Anglia ka më pak shanse të fitojë Kupën e Botës sesa ekipi i Perusë, sipas kompanisë “Gracenote”, e cila merret me studimin e të dhënave për ekipet pjesëmarrëse në “Rusi 2018”.

Peru është në vendin e 11-të të klasifikimit të FIFA, dy shkallë mbi Anglisë dhe kësisoj ka 5% të mundësive për të triumfuar në Moskë në finalen e 15 korrikut, ndërsa të besuarit e Gareth Southgate kanë 4% të mundësive, të njëjtat me Belgjikën dhe Portugalinë.

Sipas “Gracenote” në majën e favoritëve është Brazili me 21%, ndërsa pas “Selseao” renditjen Spanja, Gjermania dhe Argjentina.

Llogaritë e “Gracenote” bazohet te llogaritja e 1 milionë ndeshjeve të simuluara, te bilanci i ekipeve pjesëmarrëse me njëra-tjetrën dhe te renditje e tyre e FIFA-s.

Kurioz është fakti se ata mendojnë se ekzistojnë 47% e mundësive që Kupën e Botës ta fitojë një ekip që nuk e ka fituar kurrë, ndërsa skuadra që e kanë marrë trofeun më parë e kanë përqindjen 53% për të marrë një tjetër Kupë të Botës.

Related posts

KA SHPRESË NË DURRËS/ Dopieta e Latif, Teuta rikthehet te fitorja dhe fundos Kastriotin

Isa.Autor

ZBULON SEKRETET E KARRIERËS/ Recoba: Isha pranë Juves, Moratti më mohoi Barcelonën

Delo.autor

AL-KHALAIFI VAZHDON SHPENZIMET NË FUTBOLL/ Pronari i PSG-së kërkon të blejë dhe një klub të Premier Ligës

F.autor

Leave a Comment