Futboll Seria A Sport

SERIE A DO TË LUHET DERI NË MESNATË/ Presidenti i Juventus bën apel: Tani të rikthehen tifozët në stadium

Bisedimet në Ligën e Serisë A kanë vazhduar dhe dje, ndonëse sot pritet që të jetë edhe takimi vendimtar, i cili do të detajojë jo vetëm ndarjen e orareve, por edhe të datave në mesjavë dhe në fundjavat deri në datën 2 gusht, kur është parashikuar edhe mbyllja e kampionatit.Serie-A

DERI NË MESNATË – Sipas burimeve të mbledhura nga media italiane, Liga dhe Federata kanë mirëpritur kërkesën e Shoqatës së Futbollistëve që të mos luhen shumë ndeshje në pasditen e shpejtë dhe paraprakisht është pranuar që vetëm 10 nga 124 takimet në program të luhen në orën 17:15, me përjashtim të Napolit dhe të Leçes, qytete ku regjistrohen më shpesh edhe temperaturat më të larta. Prandaj, fasha orare kur do të shtrihen ndeshjet e tjera do të jetë 19:15 (diçka mes 50-55 ndeshjeve), ndërsa pjesa tjetër e sfidave do të luhen në orën 21:30, por një tjetër variant është edhe nisja e takimeve në 21:45.

“NDER” INTERIT – Një tjetër diskutim kanë qenë datat e gjysmëfinaleve të kthimit të Kupës së Italisë dhe paraprirja e tyre nga 13-14 qershori më 12 dhe 13 qershor pritet të marrë sot OK-in. Ndërkohë, federata pritet t’i bëjë gjithashtu një nder Interit, duke qenë se po mendon që të ndryshojë “kalendarin” e parë. Ndërsa shorti kishte vendosur se më 13 qershor (që pritet të ndryshojë në 12 qershor sot) do të luhej Juventus-Milan, këtë datë pritet të luhet Napoli-Inter, në mënyrë që zikaltrit e Kontes të kenë 24 orë më shumë për të pushuar, në pritje të ndeshjes që do i duhet të rikuperojnë me Sampdorian, më 20 apo 21 prill (edhe kjo vendoset sot).gruppo.juve.2019.20.stadium.750x450

ANJELI DO TIFOZËT – Por një tjetër debat i fortë, me në krye presidentin e Juventusit, ka qenë ftesa e Andrea Anjelit për të provuar që nga fillimi i muajit korrik në stadiume të kthehen edhe tifozët. “Pres që nga fillimi i korrikut në stadiume të rishihen edhe tifozët, sepse edhe ata janë pjesë e futbollit dhe vetëm kështu mund të nisim që të rikthehemi në jetën reale”. Sipas miliarderit torinez, ideja është që nga 1 korriku në stadiume fillimisht të nisin të lejohen të mbushen 10 për qind e kapaciteteve të stadiumeve për të arritur deri në 20 për qind 3 javët e fundit të sezonit. Por ndoshta edhe kjo temë do të diskutohet në mbledhjen e sotme, apo ndoshta edhe në javët në vazhdim.

Related posts

E BUJSHME TEK AJAX/ Agjenti Raiola i heq falas talentin e Akademisë dhe e afron me Leipzig

Delo.autor

“BOMBA E MERKATOS”/ Harry Kane tek Manchester United, ja kush e bën fakt të kryer

Isa.Autor

(VIDEO) E ndëshkoi me të kuqe, Dani Alves shpërthen ndaj gjyqtarit në rrjetet sociale

Q.Autor

Leave a Comment