Moto GP Sport

Lorenzo triumfon edhe në Barcelonë, Marquez e Rossi ngjiten në podium

Jorge Lorenzo me Ducati fitoi garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Moto GP, zhvilluar në pistën e Montemelo (Barcelonë). Ky është sukesi i dytë radhazi në kampionat për pilotin spanjoll, që përsërit rezultatin e dy javëve më parë, ku triumfoi edhe në Mugello. Sukses që ngjit Lorenzon në kuotan e 66 pikëve, po aq sa shoku i tij i skuadrës Andrea Doviziozo, që sot u rrëzua, duke hedhur kandidaturën për titull. Në vendin e dytë sot u rendit spanjolli i Honda, Marc Marquez, ndërsa i treti italiani i Yamaha, Valentino Rossi.

Gara nis mirë për pilotët e kreut, që rivalizojnë që në xhirot e para, me Marquez që merr kreun, por shpejt e dorëzon atë. Në xhiron e pestë rrëzohet Dovizioso, që deri në ato momente ishte i treti, duke i hapur rrugën Rossit. Gjithsesi, italiani nuk është aq i shpejtë sa dy pilotët spanjollë Lorenzo e Maruez, që janë në krye të garës gjatë gjithës dhe bëjnë një garë me vete. Por piloti i Ducatit është më i shpejtë dhe arrin të shkëputet deri në dy sekonda në pjesën e dytë të garës, ndërsa Marquez nuk është në gjendje të ndjekë ritmin e patriotit të tij.

Për pasojë, Lorenzo korr një fitore të merituar, e dyta me motorin italian në karrierë dhe tregon se është ende një kampion, pavarësisht problemeve që ka patur në këtë një vit e gjysmë me Ducati (sezonin tjetër do të garojë me Honda). Në krye të renditjes qëndron Marquez me 115 pikë, ndërsa Rossi është i dyti me 88 pikë e Vinales (Yamaha) i treti me 77 pikë. Gara e radhës e botërorit të Moto GP  asp dy javësh, në pistën holandeze të Assen.

Related posts

FOTO NUDO ME PESHQIR NË KOKË/ Vanda NARA tërbon RRJETIN me postimin e fundit (FOTO)

Delo.autor

E ARDHMJA NË DYSHIM/ Mourinho-Friedkin vjen takimi i parë

F.autor

HISTORIKE/ Nga një spanjoll tek një tjetër, Joan Mir shpallet kampion bote në Moto GP

Delo.autor

Leave a Comment