Futboll Sport

PLAS GALLATA TE BARCELONA/ Ylli katalanas dëmtohet duke festuar golin që u anulua

Barcelona nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Benfikës duke lënë çdo gjë të hapur për ndeshjen e fundit me Bajernin për sa i përket kualifikimit në fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampionëve.

Në minutën e 84-ët të takimit, katalanasit arritën të shënonin me anë të mbrojtësit Araujo, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në këtë moment ndodhi një skenë sa qesharake aq dhe fatkeqe për uruguaianin që u dëmtua gjatë festës së golit.

Një ironi e fatit pasi nëse goli do të vlente, dëmtimi i mbrojtësit do të shihej ndryshe, por në kampin e Barcelonës nuk është pritur mirë. Ndërsa në rrjetet sociale ka plasur gallata me 22-vjeçarin që u nxitua të festonte pa marrë parasysh vendimin e arbitrit.

Related posts

“ISHIN TË DY…”/ Akuza e Scolari-t: Për faj të Anelka dhe Drogba kam humbur një mundësi të madhe

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ E kërkojnë disa skuadra angleze, Werder Bremen vendos çmimin “e kripur” për Rashicën

Delo.autor

Milionat e futbollit , ja ekipet me më të shtrenjta në Europë

Q.Autor

Leave a Comment