Futboll Sport

Low nuk fshihet: Eliminimi i Gjermanisë ka nevojë për ndryshime të mëdha

Joachim Low beson se duhet të ketë “ndryshime të mëdha” te kombëtarja e Gjermanisë, pas eliminimit që në grup të saj nga Botërori i Rusisë, i cili po luhet në Rusi prej 14 qershorit. Kampionët e botës në fuqi, teksa shiheshin si favoritë kryesorë për ta mbrojtur kurorën, e përfunduan të fundit në Grupin F, pas humbjes 2-0 ndaj Koresë së Jugut, të mërkurën.

Trajneri i “trengjyrëshve”, e ardhmja e të cilit mbetet e paqartë, megjithë nënshkrimin e një marrëveshjeje të re deri në vitin 2022, përpara Kupës së Botës, tha se ndërhyrja për ndryshime ishte e nevojshme, pas eliminimit të parë të Gjermanisë në një turne të tillë në fazën e grupeve, që nga viti 1938.

“Ne e kemi pasur këtë situatë, kur ekipi kombëtar u eliminua nga Kampionati Europian në vitin 2004, pas fazës së grupit, – tha ai. – Pas kësaj, ka pasur shumë ndryshime. Për mbi 14 vite kemi arritur më të mirën; kemi qenë ekipi më i qëndrueshëm në botë për 10 vitet e fundit dhe ishim kampionët e botës në 4 vitet e shkuara. Por tani, me eliminimin dhe zhgënjimin e madh, duhet të pasqyrojmë se cilat do të jenë pasojat dhe hapat e duhur. Ne kemi nevojë për ndryshime, ndryshime të mëdha, dhe për këtë duhet të flasim”.

Gjermania kurrë nuk tregoi formën më të lartë në Rusi dhe trajneri Low, i cili ka qenë trajneri i kombëtares që nga viti 2006, tha se koha ishte e nevojshme për të identifikuar se çfarë shkoi keq. “Është shumë herët për të thënë. Sigurisht, kemi biseduar për këtë, por nuk ka asnjë arsye të vetme, ose një gjë të vetme, përse nuk kemi arritur të performojmë si duhet dhe të mos eliminoheshim që në grup, – nënvizoi Low.

– Ka më shumë arsye dhe është përgjegjësia ime ta analizoj këtë. Ishte, gjithashtu, përgjegjësia ime për ta çuar ekipin në një nivel të lartë të futbollit në këto katër javë dhe kjo nuk funksionoi. Tani kemi nevojë për pak kohë dhe disa biseda, pastaj do të japim përgjigje”.

Related posts

VLLAZNIA-TEUTA/ Pas një krosimi në zonë, Kuembembanjë ndëshkon me kokë “Shkodranët” (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Publikohet lista e Kombëtares, ja të gjithë të grumbulluarit, ja surprizat (FOTO)

Isa.Autor

SHQIPËRIA U-18/ “KuqeZitë” e Olsi Ukut mbyllin në vend të katërt turneun e Kroacisë

Delo.autor

Leave a Comment