Futboll Seria A Sport

COPPA ITALIA/ Interi harron humbjen në derbi, mposht Romën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Interi është ekipi i parë gjysmëfinalist i Kupës së Italisë. Skuadra zikaltër ka mundur sot me shifrat 2-0 Romën në sfidën e luajtur në “San Siro”.

Një duel i cili nisi menjëherë nën shenjën e skuadrës së Inzagit që gjeti golin që në minutën e 2-të me anë të Xhekos. Një gol i rëndë për sulmuesin i cili bëri më të thjeshtë sfidën për ekipin e tij që e kishte të lehtë të administronte manovrën, edhe pse 20 minutat e parë të sfidës ishin shumë të ndezur me raste nga të dy palët.

Starti i pjesës së dytë ishte më i mirë për Romën që provoi të rrezikonte disa herë para Handanoviç. Por zikaltrit goditën përsëri me të zakonshmin Sançez e kështu vunë në hipotekë kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne.

Related posts

NË ITALI E BËJNË TË KRYER/ CONTE trajneri i ri i MILANIT, Leonardo ka nisur kontaktet

Isa.Autor

GABIGOL PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN E BRAZILIT/ Flet presidenti i Flamengos: Gjithçka është në dorën e tij…

Delo.autor

5 arsye përse Kroacia mund të fitojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment