Futboll Sport

Luftëtari shkëlqen/Trajneri Milos Kostic ka dy fjalë për lojtarët

Luftëtari mposhti ditën e djeshme skuadrën maqedonase të Rabotnicki. Bluzinjtë arritën të shënojnë tre gola në portën kundërshtarë dhe autorë të këtyre golave ishin Shkurtaj, Miloslavljev dhe i riu Molla. Në fushë nga minuta e parë ishin edhe afrimet e bëra gjatë merkatos. Janicic në mbrojtje, Vucaj në mesfushë dhe Miloslavjel në krah të sulmit. Serbi, së bashku me Bregun ishin në mbështetje të Shkurtajt, i cili qëndronte në majë të sulmit. Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të gjirokastritëve.

MILOS KOSTIC – Trajneri slloven është shfaqur i lumtur pas ndeshjes, teksa për faqen e klubit ka falënderuar lojtarët për atë që dhanë në fushën e blertë. Gjithsesi ai ka theksuar se ishte vetëm një ndeshje miqësore, por e pranon që kjo tregoi se bluzinjtë janë në rrugën e duhur. Deri në përfundim të fazës përgatitore Luftëtari ka programuar të zhvillojë në Slloveni edhe tre ndeshje të tjera miqësore. Më 12 korrik luajnë në Letoni ndeshjen e parë kundër Ventspils.

“Ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarë që do të kemi për Europën. Jam i kënaqur në shumë pjesë të lojës. Si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën luajtëm shumë mirë. Luanim ndaj Rabotnicki-t, ekipit të tretë në Maqedoni, që luan ashtu si ne në Europa League. Rezultati 3-1 na kënaq dhe na jep besim se jemi në rrugën e duhur. Të vazhdojmë kështu. Por duhet të them se ishte vetëm një ndeshje stërvitore dhe qëllimi ynë është që të jemi të gatshëm për dy ndeshjet kundër Venstpils, por edhe për kampionatin. Duhet të fokusohemi tek ato ndeshje. Më duhet të falënderoj djemtë që luajtën shumë mirë, dhanë shpirtin në fushë dhe në fund rezultati e tregoi më së miri atë që bënë”.

Related posts

COPPA ITALIA/ Ekipi i Berishës eliminon surprizën e Serisë A dhe kualifikohet në çerekfianle

Delo.autor

KONSIDEROHET PËRFORCIMI I PARË/ I gatshëm të vazhdojë për dy vite me Partizanin, sulmuesi brazilian bind stafin teknik

Delo.autor

NAPOLI-EMPOLI/ FORMACIONET: Hysaj spostohet sërish në të majtë, Veseli në stol

Isa.Autor

Leave a Comment