Futboll Seria A Sport

Madhështia e MILANIT/ Kuqezinjtë vlejnë më shumë se 1 miliard euro…

“Milan është një aset shumë i rëndësishëm, besoj se vlen më shumë se 1 miliard euro dhe shumë po e gjurmojnë”. Është i bindur Marco Bogarelli, ish-menaxher i ‘Infront’, që sot mbështet ‘Mediapro’ në ndeshjen për të drejtat televizive të Seria A, që sipas disa thashethemeve është duke luajtur edhe përkrah disa investitorëve të interesuar për klubin kuqezi.

“Për momentin jo. Jam i përqendruar mbi të drejtat televizive. Pak kohë më parë dy subjekte të ndryshme më kanë kontaktuar për t’i ndihmuar në lidhje me blerjen e Milan. Njëri prej tyre më pas u drejtua tjetërkund, në Angli, ndërsa tjetri mendoj se vazhdon të jetë gjithmonë i interesuar”, u shpreh menaxheri Bogarelli.

“Milan mund të jetë duke kaluar një situatë disi të vështirë, por mes skuadrave italiane ka markën më të famshme në botë, dhe përveç klubeve angleze, është mes 4-5 kryesoret, bashkë me Real Madrid, Barcelonën dhe Bayern Munich. Ka një potencial të ardhurash më të lartë se ato aktualet dhe vlen mbi 1 miliardë”, konfirmoi Bogarelli.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Paulo Dybala nuk pranon të rinovojë më kontratën me Juventusin

Delo.autor

A MUND TË FRYMËZOHEN NGA INTERI I 2010?/ Ja përgjigjia e Spallettit, para Barçës

Isa.Autor

NUK DI TË NDALET VEDAT MURIQI/ “Bomberi” shqiptar hipotekon fitoren në derbi me Besiktas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment