Futboll Sport

Magji e Kroos, Gjermania përmbys Suedinë dhe shpreson tek kualifikimi më tej (VIDEO)

Gjermania ka përmbysur rezultatin me një lojtar me pak duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit të kohës shtesë. Ishte një ndeshje fantastike nga kampionët e botës të cilët dhanë gjithçka për të marrë fitoren dhe në fund ia kanë arritur falë magjisë së Toni Kroos. Dukej sikur gjermanët ishin pranë eliminimit por tani gjithçka është në lojë dhe kampionët rikthehen në garë.

Ishin gjermanët ata që dominuan lojën nga minuta e parë e deri kur Boateng doli me të kuq në të 82’. Aksione të shumta por me finalizim të pasaktë. Ndërkohë Suedia sa herë që del në kundërsulm mund të shënojë gol, dhe vetëm fati e ndihmoi Gjermaninë në dy situata përpara se të shënonte Toivonen një gol që padyshim mund të quhet një nga më të bukurit e kompeticionit.

 Por pas pushimit Marco Reus rikthen shpresën për kampionët me golin e tij në të 48’. Gjermanët ushtrojnë presion, gjatë gjithë kohës, krijojnë, mundohen, kombinojnë, por e kanë shumë të vështirë të depërtojnë në mbrojtjen e hekurt suedeze, dhe kur e bëjnë, janë të pasaktë në goditjen drejt portës. Me daljen me karton të kuq të Boateng situata përkeqësohet, gjithsesi gjermanët vazhdojnë të sulmojnë deri te fryma e fundit dhe një goditje dënimi e ekzekutuar nga Toni Kroos i ka dhënë tre pikët kampionëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Related posts

E VEÇANTË/ Partizani nuk udhëtoi vetëm në Zvicër, të pranishëm në stadium dhe tifozë të “demave” (FOTO)

Delo.autor

Strakosha në Champions, vlerësohet me notë të lartë kundër Torinos

Sadik.Autor

LIVE/ Luftëtari-Laçi: Pranë golit gjirokastritët, Gjoni bën ndërhyrje deçizive (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment