Futboll Premier League Sport

Manchester United ofron 50 milionë sterlina për yllin e Bayern

United kishte qenë gjithashtu i interesuar për mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti, por francezi vendosi të rinovonte kontratën me gjigantët katalanas. Një nga afrimet më të mëdha të United deri tani është mesfushori Fred, i cili u shfaq i lumtur për t’u bashkuar me klubin më të madh në botë, me “Djajtë e Kuq”, që shpenzuan 52 milionë sterlina për të siguruar shërbimet e tij.

Mesfushori i Brazilit, që aktualisht luan në Kupën e Botës në Rusi, ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me opsionin për një vit tjetër, teksa është ekzaltuar nga ideja për të punuar me trajnerin portugez. “Ky është klubi më i madh në botë dhe unë jam i kënaqur që jam pjesë e këtij ekipi mahnitës. Për të punuar me Jose Mourinho-n, i cili ka fituar aq shumë trofe gjatë karrierës së tij si trajner, ishte një mundësi për të mos u humbur”, tha Fred.

Related posts

MANCHESTER UNITED-SOUTHAMPTON/ “Djajtë e Kuq” kalojnë në epërsi, shënon Lukaku

Delo.autor

MERKATO/ Joao Mario i hapur të kalojë në West Ham

Q.Autor

Juventus në garë për Bellerin, gati transferimi në verë

Q.Autor

Leave a Comment