Futboll Sport

SKANDAL/ Sekuestrohen në aeroport fanellat e Kolumbisë, ishin të mbushura me KOKAINË

14 fanella të përfaqësueses së Kolumbisë janë sekuestruar nga autoritet vendase në aeroportin e kryeqytetit Bogota, pasi brenda tyre ishte fshehur një sasi e madhe kokaine.

Fanellat kishin si destinacion qytetin e Groningenit, në Holandë, ku do të zhvillohej një ndeshje futbolli dhe në secilën prej tyre ishin fshehur 5 kg kokaine. Fanellat ishin përzier me të tjera veshje tradicionale kolumbiane.

Interesant fakti që uniformat ishin të njëjta me ato që po përdorin të besuarit e Pekerman në Botëror.

Policia ka shpjeguar se me anë të një procesi kimik, trafikantët e përziejnë drogën me veshjen dhe më pas e çlirojnë prej saj pa humbur asnjë gram.

Në pamje të parë, një tifoz i thjeshtë futbollin nuk dallon asgjë të rrezikshme te këto fanella, por dyshimi lindi për shkak të destinacionit të ngarkesës. Kolumbia është prodhuesi më i madh i gjethes së kokës në botë, që është lëndë e parë prodhimin e kokainës

Related posts

VAZHDOJNË POLEMIKAT PËR YLLIN BRAZILIAN/ Bartomeu pyetet për Neymar, ja reagimi i tij

Delo.autor

“E ARDHMJA…”/ Totti: Ky president po më çmend, më telefonon çdo ditë

F.autor

Befason presidenti: DYBALA? Një XHUXH, s’mund të krahasohet me TALENTIN tonë

Isa.Autor

Leave a Comment