Futboll Sport

Shaqiri: Kjo kombëtare është favorite për ta fituar Kupën e Botës

Xherdan Shaqiri ka zbuluar se është një tifoz i madh i Kombëtares së Brazilit. Anësori i Stoke City, gjatë një interviste për mediet në Zvicër, ka zbuluar se ka qarë kur Brazil ka humbur finalen e Kupës së Botës nga Franca në vitin 1998.

Këtë deklaratë Shaqiri e ka dhënë në përgatitjet që ai dhe Zvicra po bën për botërorin e Rusisë.
Zvicra deri në fillimin e botërorit do të zhvillojë dy miqësore, atë ndaj Spanjës dhe Japonisë.

E ndeshjen e parë në botëror, Shaqiri do ta ketë kundër kombëtares së tij të preferuar, kundër Brazilit.
“Ndoshta ata kanë humbur disa nga vlerat e tyre viteve të fundit shkaku i mungesës së suksesit”, ka thënë Shaqiri derisa fliste për Brazilin.

“Por, për mua ata gjithmonë do të jenë një nga ekipet më emocionuese dhe një nga favoritët më të mëdhenj për trofeun”. “Kam dashur fanellat e Ronaldos për ditëlindje, ai ka qenë gjithmonë lojtari im i preferuar”.

Related posts

ISHTE I INFEKTUAR ME KORONAVIRUS/ Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare ish-futbollisti shqiptar… (FOTO)

Delo.autor

DISKUTIMI PËR SHKURTIMIN E PAGAVE/ Çështje delikate tek Inter, lojtarët pranojnë nëse…

Delo.autor

FOTO/ Arsenal-West Ham, formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment