Futboll La Liga Sport

Maradona i kundërpërgjigjet me të njëjtën akuzë Sergio Ramosit

Episod i ri i luftës së deklaratave të mbajtura nga Diego Armando Maradona dhe Sergio Ramos. Së pari, ylli argjentinas dyshonte se kapiteni i Spanjës dhe Real Madridit ishte një “fiasko”. Më vonë, qendërmbrojtësi spanjoll e klasifikoi Messin si lojtarin më të mirë argjentinas dhe e vendosi “Dorën e Zotit” larg yllit të Barcelonës disa vite-dritë.

Tani, Maradona është kthyer për të marrë fjalën dhe i është kundërpërgjigjur Ramosit, duke përsëritur deklaratat e tij të para. “Dua të them se Ramos nuk është më i miri në rolin e tij. Ylli është Godín, nuk dua të them më shumë”, – nënvizoi Maradona në “De la mano del Diez”, programi i “Telesur”, në të cilin jep mendimin e tij për atë që ndodh në të përditshmen e Kupës Botërore të Rusisë.

Uruguajani i Atletico Madrid ishte figura me të cilën Maradona e krahasoi Ramosin në shkallën e parë. “Sergio Ramos është ylli i qendrës së mbrojtjes? Jo, Godín është ylli i vërtetë në këtë rol”, – tha ai më pas.

Related posts

E PABESUESHME NË GJIROKASTËR/ Nuk kryhet ndërrimi për shkak të tabelës elektronike, shikoni reagimin e trajnerit Marantas (VIDEO)

Delo.autor

HUMBJE E RËNDË PËR “ZIKALTËRIT”/ Lazio del me 3 pikët e arta nga “San Siro”

Delo.autor

“ËSHTË NJË ËNDËRR E BËRË REALITET”/ Një tjetër arritje për Materazzi-n, merr çmimin prestigjioz nga Inter (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment