Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Gara e Belgjikës pezullohet prej shiut, Verstappen fitues me vetëm 3 xhiro

Gara e Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1 ka zgjatur vetëm 3 xhiro (të zhvilluara në regjimin e makinës së sigurisë), por që janë të mjaftueshme që pilotët të marrin gjysmën e pikëve të një gare normale. Ka qenë ky vendimi i marrë nga komisarët e garës, që janë dorëzuar para shiut dhe kushteve të vështira atmosferike në pistën e SPA, që e bënë të pamundur zhvillimin normal të garës.

ÇFARË NDODHI – Gara duhej të niste në orën 15:00, por fillimi i saj u shty për në orën 15:25 për shkak të shiut. Pilotët zhvilluan vetëm pak kilometra nën regjimin e makinës së sigurisë, por për shkak të kushteve të vështira atmosferike u rikthyen në bokse. Shiu asnjëherë nuk e uli ritmin (tentohet hera-herës të pastrohet pista) dhe pas 3 orësh pritje gara rinisi nga vija e bokseve në orën 16:17. Këtë herë, u vendos që gara do të zgjaste vetëm 60 minuta.

Edhe ky restart i garës nuk ka sukses, pasi pista është e lagur dhe e pamundur të pilotohet. Makinat zhvillojnë vetëm 3 xhiro, sërish nën regjimin e makinës së sigurisë dhe rikthehen në bokse. Shiu nuk ndalet, hera-herës pista mbulohet nga mjegulla dhe shikueshmëria është e ulët. Gjithashtu, edhe errësira bën punën e saj, ndaj vendoset ndalimi i garës.

FITUESI – Pas shumë minutash pritje, u vendos që gara të mos rinisë dhe Max Verstappren të shpallet fitues i saj (fitues i pole position ditën e shtunë). Në vendin e dytë u rendit George Russell me Williams dhe i treti Lewis Hamilton me Mercedes. Të zhgënjyer kanë mbetur tifozët e shumtë, që kanë pritur për shumë orë që gara të niste.

Related posts

“DUHET TË JESH INJORANT PËR TË PUNUAR TEK FIFA”/ Raiola: Pogba tek Juventus? Të ëndërrosh është falas

Delo.autor

PARASHIKIMI ME MESSIN PËRSËRITET/ Anëtari i familjes mbretërore zyrtarizon Zidane tek PSG

Delo.autor

IA KALON PORTIERIT KEPA/ Ja si Kushëriri i Eto’o-s shan e kërcënon trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment