Futboll Sport

Maradona sulmon mediat: Jam shumë mirë, mos gënjeni për mua…

Diego Maradona kritikoi thashethemet e përhapura mbi përkeqësimin e shëndetit të tij në stadium, të martën. Ai e bëri këtë në programin e tij “De la Mano del Diez”, në “Telesur”. “Unë i them të gjithë botës se jam shumë i gjallë dhe shumë mirë. Në rrjetet sociale, një gënjeshtër e pakuptimtë u bë virale. U kërkoj mediave të mos përhapnin lajme të rreme. Le të keni zili, mos thuani gënjeshtra. Përpiquni të punoni dhe të bëni një program më të mirë se yni”, – tha Maradona.

Për më tepër, ish-futbollisti i njohur, kampion bote, analizoi atë që ndodhi të mërkurën në Botë: “Meksika u kualifikua me meritë, sidomos pas shuplakës që i dha Gjermanisë në fillim. Gjermanët ulen përsëri me këmbët në tokë, le ta fillojnë përsëri nga e para. Unë mendoj se Meksika ishte kombëtarja që e animoi Kupën e Botës në këtë fazë të parë dhe e meriton të jetë në 1/8 finale”.

Related posts

REZULTATI/ Superkompjuteri analizon statistikat e Messit dhe Ronaldos

Delo.autor

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA MUNDUR MANCHESTER CITY-N”/ Mourinho: Pep? S’do ta harroj kurrë atë që ka bërë…

Delo.autor

GRIEZMANN U ANKUA PËR CILËSINË E FUSHËS/ Lojtari i Hungarisë “thumbon”: Pas ndeshjes e pashë duke…

Delo.autor

Leave a Comment