Futboll Seria A Sport

Marco Branca: I “rrëmbyem” Coutinhon, Interi triumfoi ndaj Real Madrid

Philippe Coutinho mund të kishte qenë i Real Madrid që në vitin 2010, por menaxhimi i shpejtë i nënshkrimit me brazilianin nga ana e klubit të Inter, me në krye drejtorin sportive të asaj kohe Marco Branca, bëri që lojtari i talentuar të bëhej pjesë e ekipit italian, që fitoi garën me atë spanjoll. Historinë e ka rrëfyer vetë protagonisti kryesor i asaj tratative, Branca, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Një mik më foli për atë dhe menjëherë e ndoqa, për shkak të të jashtëzakonshmit Casiraghi, që është përgjegjësi për zbulimin e lojtarëve, i ndarë nga jeta së fundmi. Unë nisa të shkoj në Brazil për të komunikuar me Vasco da Gama. Coutinho ishte vetë 16 vjeç dhe nuk mund të blihej, prandaj ne arritëm marrëveshjen me Dinamite, presidentin e asaj kohe, duke nënshkruar për 3.8 milionë euro, ndërkohë që e morëm futbollistin te Inter dy vite më vonë. Unë ja dola që të triumfoj ndaj Real Madrid, ishte hera e parë që Inter shpenzonte aq shumë për një 16-vjeçar, nuk ishte një gabim, ai është një super lojtar dhe një djalosh shumë i mirë”, deklaroi Branca.

Related posts

FITORJA ME “POKER” NDAJ UELLSIT/ Po bëhet virale, shikoni festën e “çmendur” të tifozëve danez (VIDEO)

Delo.autor

ZGJEDHJET PËR PRESIDENT/ Barcelona zyrtarizon kandidaturat, tre në garë për një poltronë

Delo.autor

Takaj nuk dorëzohet, ja plani për të mbajtur kapitenin Marco Radas

Isa.Autor

Leave a Comment