Futboll Sport

Luis Suarez merr ofertën e parezistueshme nga Amerika

Luis Suarez mund të kthehet në yllin e madh të radhës që do të largohet nga Europa për të luajtur në kampionatin amerikan të futbollit.

Sulmuesi ka marrë një ofertë nga klubi i Devid Bekam, Inter Majami, për të vazhduar atje karrierën e tij deri në mbyllje të saj.

Sulmuesi uruguaian është nën kontratë me Barcelonën, por nuk mendohet se do të ketë edhe për shumë kohë një rol parësor, duke llogaritur që tani është 32-vjeçar.

Ndaj Bekam i ka bërë atij një ofertë e cila do ta bënte më të sigurt vazhdimin dhe mbylljen e karrierës së futbollistit.

Ish-mesfushori anglez i ka bërë të qartë lojtarit se e kërkon atë të bëhet pjesë të skuadrës që nga viti 2020, kur ekipi i tij do të përfshihet në MLS, ndërsa i ka ofruar një kontratë katërvjeçare.

Ajo praktikisht do të ishte edhe kontrata e fundit e karrierës për Luis Suarez, që do ta mbyllte atë si 37-vjeçar e si një prej yjeve të MLS-së për shumë vite.

Për momentin Suarez ka refuzuar këtë ofertë që i ka mbërritur nga Bekam, duke i sqaruar se është i fokusuar te Barcelona. Por mediat katalanase janë të bindura se nëse do të fillojë të kuptojë që roli i tij te Barcelona fillon të zbehet, atëherë do të pranojë menjëherë ofertën e Bekam i cili i ka garantuar rrogën më të lartë në kampionatin amerikan.

Related posts

Kush skarcohet dhe kush mbijeton; ja kombëtarja braziliane e së ardhmes

Isa.Autor

REKORD/ Kevin Anderson në finalen e Wimbledon, fiton maratonën 6-orëshe ndaj Isner

Isa.Autor

I HABIT TË GJITHË/ Icardi: Wandan nuk e dua më, e kam si motër! Zbulohen mesazhet e argjentinasit me modelen

F.autor

Leave a Comment