Futboll Sport

REKORDET E JASHTËZAKONSHME/ Me tripletën ndaj Betisit, Mesi kalon Ksavin dhe arrin Iniestën

Lionel Mesi është i pandalshëm dhe vlera e tij nuk ka limite. Mbrëmjen e djeshme argjentinasi kaloi dy mitet e futbollit katalanas: Ksavi Hernandez dhe Andres Iniesta.

Ksavin e kaloi në numrin e fitoreve me fanellën e Barcelonës, ndërsa Iniestën e barazoi për ndeshje zyrtare.

Me suksesin e mbrëmshëm ndaj Betisit, sulmuesi argjentinas ka arritur të fitojë 477 ndeshje deri tani me Barcelonën, 1 më tepër se Ksavi Hernandez me 476.

Për momentin janë të dy lojtarët me më shumë fitore në ekipin katalanas, teksa Mesi arriti të marrë vendin e parë në këtë klasifikim si lojtari më fitues në historinë e klubit të Barcelonës.

Ndërkaq, me sfidën e djeshme ndaj Betisit, Leo Mesi barazoi Andres Iniestën për ndeshje të luajtura, me 674.

Edhe në këtë klasifikim, është Ksavi Hernandez i pari me 767 ndeshje të luajtura.

Duke llogaritur faktin që Leo nuk ndalet kurrë, mund ta kalojë ish-kapitenin në sezonin e ardhshëm.

Related posts

U TRANSFERUA TEK BARCELONA/ Griezmann: Do të jetë e lehtë të luash me…

Delo.autor

Hamsik i bindur/ Ancelotti më ka telefonuar për të qëndruar, dua të…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Liverpool dorëzohet, duel mes Chelsea-t dhe Manchester United për talentin

Delo.autor

Leave a Comment