Champions League Futboll Sport

Bavarezët frymëzohen nga Juventusi, 1 maji është dita e puntorve edhe në “Bernabeu”

Në Ditën e Punëtorëve (1 Maji), Zinedine Zidane do të luajë për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve me Lucas Vázquez dhe Asensio në formacionin fillestar. Me avantazhin (1-2) e ndeshjes së parë gjysmëfinale, francezi, i cili njofton për një ekip të guximshëm dhe sulmues në fushë, do të bastojë për lojtarët e tij më shumë në formë, pa shikuar “pasaportën” dhe emrat. Bale, përsëri në stol dhe Benzema, i panjohur për një kohë të gjatë, edhe pse i paprekshëm, tani zëvendësohet nga Asensio.

Me “shtyllën kurrizore” të përkryer, Zidane ka ende disa dyshime të rëndësishme në lidhje me atë që i referohet njëmbëdhjetëshiut mbajtës. Pozita e Lucas Vázquez është një prej tyre. Galiciani pretendon anën e djathtë, pasi Carvajal është lënduar dhe Nacho ka qenë larg fushave të blerta për një muaj. Por, çështja se si do të përgjigjet Lucas për 90 minuta, në një pozicion që nuk është i tiji, mbetet një shqetësim për trajnerin Zinedine, që kërkon të minimizojë çdolloj gabimi.

Me Iscon që përjashtohet nga formacioni, pas dështimit për t’u trajnuar dje, “Zizou” do të forcojë mesfushën me Kovacic. Kjo, edhe për të forcuar anën e Lucas, ku Alaba dhe Ribery ushtrojnë shumë presion. Rreziku “Nacho” dhe vendosja e Lucas në pozitën e tij të natyrshme është alternativa tjetër, edhe pse zakonisht, Zidane nuk është shumë i dhënë për t’i detyruar lojtarët e tij. Vendimi nuk ishteë marrë deri në mëngjesin e sotëm.

Me përjashtim të këtyre dyshimeve, pjesa tjetër e skuadrës madrilene është e zakonshme për netët e Champions-it. Keylor do të jetë “gardiani” i portës, ndërsa Ramos dhe Varane kontrolluesit e Lewandowski e Müller. Këta të dy, bashkë me Ribery përbëjnë sulmin me “tri maja”, që do të përdorë Heynckes në “Bernabeu”. Në të majtë, Marcelo, ai që e ka goditur Bayernin në dy vitet e fundit dhe njeriu i bardhë kryesor në çdo raund të këtij Champions-i: gol në 1/8 finale, në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Casemiro, Kroos dhe Modric janë të fiksuar kundër Javi Martinez, Thiago dhe James. Kolumbiani kthehet në “Bernabeu” me ëndrrën e largimit të Real Madridit dhe feston finalen e tretë të Ligës së Kampionëve. Fryma duket për një “Bernabeu” që ëndërron të festojë një finale të re, e treta radhazi, e cila do ta kthente Real Madridin e Zidanes në një ekip legjendash. Legjenda, gjithashtu, vazhdon të mbështetet te Ronaldo, i cili ende nuk e di se kush do të jetë partneri i tij i sulmit.

Siç kemi thënë më parë, vetë ai thekson se do të shoqërohet, me siguri, nga Asensio, por Karim Benzema nuk mund të hidhet poshtë deri në minutën e fundit. Portuguezi shfaqet në këtë gjysmëfinale kthimi me të korrat e 15 golave. Real Madridi do të ketë nevojë për golat e tij, për të qenë në gjendje të rrëzojë gjigantin gjerman, i cili premton të luftojë deri në fund. Bayern Munich ishte në prag të përmbysjes (1-2) sezonin e kaluar, ndërsa duket mëse i frymëzuar nga ajo që bëri Juventusi në “Bernabeu”. Normalisht, duke shpresuar se gjyqtarët do të jenë të “padukshëm” në këtë klasike kthimi të Europës, në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të arrijë finalen e katërt të Ligës së Kampionëve në pesë vjet, nëse i eliminojnë bavarezët pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale, të martën në mbrëmje. Skuadra e Zinedine Zidane tashmë e ka një këmbë në Kiev, pas fitores 2-1 në “Allianz Arena”, javën e kaluar, teksa duket e karikuar maksimalisht për ta përfunduar punën në “Santiago Bernabeu”. Përkundër faktit se Real Madridi ka një avantazh të mirë për të vijuar më tej, trajneri Jupp Hejnkes i ka kujtuar se nuk është i pamposhtur dhe se të tijtë po frymëzohen nga fitorja 3-1 e Juventusit, në kryeqytetin spanjoll.

Reali kishte një avantazh edhe më të shëndetshëm ndaj italianëve, në çerekfinale, duke fituar 3-0 në Torino, por vendi i tij në gjysmëfinale ishte nën kërcënim, pasi pësoi tre gola në shtëpi, përpara penalltisë kontradiktore të Ronaldos, në minutën e fundit shtesë. “Real Madridi ka treguar në ndeshjen ndaj Juventusit se nuk është i paprekshëm edhe në shtëpi. Madrilenët nuk janë të pamposhtur, përkundër paraqitjeve, – u tha gazetarëve trajneri veteran i bavarezëve. – Ne e dimë se gjërat do të jenë të vështira. Real Madridi shquhet për lojërat shumë të rëndësishme, por, po kështu, jemi edhe ne”.

Pavarësisht optimizmit të Heynckes, shanset e miqve për ta tronditur Realin u goditën kur ata humbën Boateng dhe Robben, të lënduar në ndeshjen e parë. Megjithatë, ata posedojnë cilësi të mjaftueshme dhe përvojë për të ngritur një intrigë të besueshme futbolli. Që kur arriti Heynckes në stolin e drejtimit, Bayern Munich ka lënë vetëm tetë pikë në Bundesligë. Me të, skuadra bavareze ka rikuperuar tonin fizik, humorin e mirë dhe pikën e krenarisë, si gjithmonë.

Real Madridi, i cili është në kërkim të finales së gjashtëmbëdhjetë të Ligës së Kampionëve, premton se nuk do të kondicionohet nga rezultati i gjysmëfinales së parë. Kievi fshihet, gjithsesi, prapa një “muri”…

Related posts

MILAN-PARMA/ Kurtic mposht Donnarumman dhe zhbllokon sfidën në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

​Johnston: “Liverpooli nuk mund ta humbasë Salahun si Coutinhon e Suarezin”

Sadik.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Në kërkim të një sulmuesi, PSG-ja ofron shifrën e “çmendur” për Lukakun

Delo.autor

Leave a Comment