Futboll Seria A Sport

CILA SKUADËR E FITON DERBIN E “MADONINËS”? Mesfushori Eriksen jep përgjigjen epike

Pak orë përpara derbit të tij të parë të Milanos që pas transferimit nga Totenhemi për 20 milionë euro, Kristian Eriksen është protagonist i një interviste të veçantë në kanalin “YouTube” të Interit. 

Pseudonimi?

Kris.

Mosha? 

27.

Numri i këmbës? 

43.

 Roli?

Mesfushor.

Cili është më i fortë, Erikseni i videolojërave apo ai i vërteti?

Mendoj ai i vërteti.

 Idhulli juaj i vogël? 

Toti dhe Mikhael Laudrup.

Të godasësh edhe një herë penalltinë kundër Kroacisë në Botërorin 2018 apo të luash sërish finalen e Ligës së Kampioneve kundër Liverpulit?

Finalen e Champions-it.

Një dalje në kinema apo një seri televizive në divan? 

Kur ke një fëmijë, një seri televizive.

Mbrëmje jashtë apo në shtëpi?

Në shtëpi.

Kënga e preferuar?

“Wonderwall” e Oasis.

Grupi i preferuar? 

Imagine Dragons.

Koncerti i fundit? 

Më duket ka qenë Drake.

 Qen apo mace? 

Jam alergjik ndaj të dyve, por them qen.

 “Twitter” apo “Instagram”?

“Instagram”.

 Ushqim të ëmbël apo të kripur?

Të ëmbël.

 Makarona apo pica? 

Makarona.

Më e vështirë të mësosh gjuhën holandeze apo italiane? 

Mendoj se do të jetë me e ndërlikuar të mësoj italishten.

 Dini të thoni diçka në italisht?

Mirëdita, faleminderit, ju lutem, mirupafshim dhe shumë të tjera…

Përse zgjodhët numrin 24? 

Është numri im pas 23-shit. Fazë e re, sfidë e re, numër i ri.

Kush e fiton derbin? Interi apo Milani?

Interi. Që në fund është e njëjta gjë, në anglisht thuhet Inter Milan. Nëse thuan Inter Milan nuk nënkupton ndeshjen, por thjesht Inter…

Related posts

Futbollistët më të ndjekurit në Instagram janë gjithashtu… më të mirët?

Isa.Autor

Kosova “mbulohet” me medalje/ MBESA e Majlinda Kelmendit fiton të argjendtën në XHUDO

Isa.Autor

Mariano shënon gol çdo të dytën ndeshje

Q.Autor

Leave a Comment