Futboll Seria A Sport

MBRETI I MERKATOS/ Igli TARE mbyll marrëveshjen me lojtarin SHQIPTAR

Mbyllet marrëveshja mes Lazios dhe Salzburgut për kartonin e Valon Berishës. Skuadra laziale do të paguajë 7.5 milionë euro në arkat e klubit austriak, plus bonuset. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me pagë 1.5 milionë euro në sezon.

Një tjetër goditje e zgjuar e drejtorit sportiv të bardhekaktërve, Igli Tare, pas afrimeve të tjera të rëndësishme si anësori Riza Durmishi dhe portieri Proto.

Ndërkohë vijojnë bisedimet për Acerbin e Sassuolos dhe Wesley të Bryzhit. Është arritur marrëveshja me të dy futbollistët, ndërsa me klubet respektive kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm detajet.

Related posts

“NUK KEMI KOHË PËR TË FESTUAR”/ Flet Pioli: Udinezen duhet ta kujtojmë për vështirësitë e sezonit të kaluar

Delo.autor

“ZIKALTËRIT” NË KRIZË FINANCIARE/ Nga merkatoja tek sponsorët, ja si Presidenti Zhang do ringrejë Inter-in…

Delo.autor

SERBI-ZVICËR/ Fantazmat e DRONIT, serbët: Duket sikur po luajmë me SHQIPËRINË

Isa.Autor

Leave a Comment