Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i Romës tregon plagën në kokë: Është shenjë e rilindjes sime

Një dëmtim në kokë mund t’i kishte kushtuar jetën mbrojtësit të Romës, Leandro Castan.

Pas më shumë se 3 vitesh, braziliani i është rikthyer atij dëmtimi, duke treguar përmes një fotografie në rrjetet sociale plagën, ku shkruan: “Është një shenjë e rilindjes sime”.

Më pas, Castan ka shtuar:

Më parë, do të shikoja mbretin tim dhe do të ankohem për gjithçka që kisha humbur në jetën time. Tani Zoti më tregon se kjo është një shenjë e rilindjes sime.

“Unë tani jam një baba më i mirë, një burrë më i mirë, një bir i mirë dhe një mik më i mirë. Çdo herë që e shikoj këtë plagë, mbaj mend gjithçka që kam kaluar dhe çdo mëngjes dal nga shtrati për një mundësi tjetër që Perëndia më ka dhënë për të ndjekur ëndrrat e mia.

 “Nuk është kurrë tepër vonë për të ëndërruar. Jeta është e bukur, le të jetojmë çdo ditë sikur të ishte e fundit.”-shkruan ai.

Castan pësoi një dëmtim që e mbajti larg fushave të lojës për thuajse 1 vit. Ai iu nënshtrua një operacioni, që në gjuhën mjekësore njihet si “cavernoma” që ka të bëj me një grup të parregullt të enëve të gjakut në tru.

Related posts

TRONDITË MERKATON/ ZBULONI formacionin më të shtrenjtë në histori, që vlen më shumë se…

Isa.Autor

Bale, ëndrra e pamundur e Mourinho-s/ Ja vlera marramendëse e futbollistit të Realit

Sadik.Autor

Hasan Lika: Vllaznia është markë, të gjithë bashkë kthehemi në Superiore

Isa.Autor

Leave a Comment