Futboll Seria A Sport

E PABESUSHME/ VIDAL i pakënaqur te BARÇA, gati rikthimi te klubi rekordmen në…

Arturo Vidal në Torino, kjo është hipoteza joshëse, që ndez fantazinë e tifozëve bardhezinj, sensibël ndaj një emri të tillë që ka lënë gjurmë në klubin torinez. Në të vërtetë, eksperienca e mesfushorit Vidal te Barcelona që pas transferimit nga Bayerni i Mynihut në “Camp Nou” gjatë verës nuk ka qenë ndër më pozitivet.

Kiliani ka rënë nga hierarkia nën urdhrat e Valverdes dhe numëron 15 ndeshje, 2 gola dhe vetëm 367 minuta në fushë. Nga ana tjetër, siç raportojnë mediat italiane, kampionët e Italisë janë duke menduar alternativën Vidal për shkak të problemeve shëndetësore të Emre Can, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në tiroide dhe tashmë pritët të rehabilitohet, por ende nuk dihet saktësisht koha e rikthimit të tij në dispozicion të trajnerit Allegri. Për më tepër, me Pogbanë të shumëpërfolur për një rikthim në Torino, por që tashmë dërgon mesazhe dashurie për “Djajtë e Kuq”, “Zonja e Vjetër” mund të tentojë operacionin Vidal në merkaton e janarit.

Barcelona pagoi 19 milionë euro për Vidal dhe me bonuset shifra e transferimit të tij në Torino do të arrinte shifrën e 21 milionë eurove, një shpenzim që bardhezinjtë mund t’ia lejojnë vetes, edhe pse i vetmi faktor që prish magjinë e një rikthimi tashmë është mosha e lojtarit.

Related posts

FINALJA “EURO 2020″/ Pas një harkimi në zonë nga këndi, Bonucci ndëshkon Anglinë në “Wembley” (VIDEO)

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT TË NORVEGJEZIT/ Ylli i “Djajve të Kuq”: Solskjaer ktheu besimin tek lojtarët, këtë liri…

Delo.autor

CHAMPIONS/ “Mallkimi” i vendit të dytë, HISTORIA i jep trofeun MOURINHOS

Isa.Autor

Leave a Comment