Futboll Seria A Sport

Më në fund/ Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Icardit nga kombëtarja argjentinase

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Klaudio Tapia ka folur për mikrofonin e “TyC Sports”, për skandalin seksual të Sampaolit. Në mediat argjentinase ka qarkulluar lajmi se trajneri 58-vjeçar ka ngacmuar seksualisht njërën nga kuzhinieret e federatës. Mirëpo, Tapia e ka mohuar kategorikisht këtë lajm, duke mbrojtur figurën e teknikut të përfaqësueses. Ai tha në fjalën e tij, se e gjitha është bërë për të dëmtuar imazhin e kombëtares para Botërorit “Rusi 2018”.

“Unë besoj te ndershmëria e Sampaolit. Janë zëra që kanë qarkulluar nga individë që duan të dëmtojnë imazhin e kombëtares dhe federatës. Të gjitha janë gënjeshtra dashakeqe, pasi nuk ka pasur asnjë denoncim rreth këtij rasti. Asgjë nga ato çfarë është thënë e ka qarkulluar nuk është e vërtetë. Janë versione që nuk ekzistojnë”- ka thënë kreu i federatës.

Pas reagimit të tij, edhe autoritetet e policisë kanë konfirmuar që nuk ka pasur asnjë denoncim për këtë rast. Megjithatë, ky i fundit nuk ka pranuar që të hedhë në gjyq gazetarin, i cili ka publikuar lajmin.

Ajo çfarë është më ironike në këtë rast, është fakti që trajneri Jorge Sampaoli vazhdon të mos e ftojë në Kombëtare kapitenin e Interit, Mauro Icardi, pasi e kanë cilësuar të pamoralshme, martesën e tij me ish-bashkëshorten e shokut të tij, Maxi Lopez. Ndërkohë që tani para një eventi kaq të rëndësishëm si Kupa e Botës, vetë trajneri që i ka bërë moral sulmuesit 25-vjeçar, akuzohet për ngacmim seksual ndaj një punonjëse të AFA-s. Në këtë rast vlen të themi, ‘kur të bën moral, i pamoralshmi’. Gjithmonë nëse është i vërtetë ky rast, por fakti që nuk kanë pranuar të denoncojnë gazetarin që e ka publikuar, do të thotë që këtu realisht ka diçka të vërtetë në këtë rast. Siç thotë populli: “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Related posts

TRONDITET MILANI/ REALI dëshiron të transferojë SULMUESIN kuqezi, gati oferata prej…

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ Partizani në “panik”, GEGA dy kërkesa për drejtuesit në merkato

Isa.Autor

PAS FITORES NDAJ MILAN/ Bllokoi me sukses yllin Ibrahimovic, shikoni notën dhe statistikat e mbrojtësit Gjimshiti…

Delo.autor

Leave a Comment