Futboll Sport

Më shumë shqetësim për Brazilin, Neymar largohet nga stërvitja

Kupa e Botës ka vetëm pak ditë që ka filluar, por për Brazilin nuk ka shkuar ashtu siç ata do të dëshironin. Barazimi me Zvicrën në ndeshjen hapëse ka lënë shumë pasoja për “Seleçao”. Më tepër se dy pikët e lëna, Brazilin e shqetëson super ylli Neymar, i cili është larguar nga stërvitja e së martës pasi ka ndjerë dhimbje.

Pas vetëm 15 minutash të seancës stërvitore, sulmuesi u largua nga fusha sëbashku me një fizioterapist, ndërsa u ankua për kyçin e këmbës së tij. Duke pasur parasysh se kjo ishte vetëm një seancë riaftësuese për ata që luajtën që nga minuta e parë në barazimin me Zvicrën, mungesa e Neymar nuk është serioze dhe kjo trokitje ende nuk është menduar të jetë një shqetësim i madh, megjithatë kjo vetëm shton shqetësimet në rritje të ekipit brazilian. Një ditë pas ndeshjes, mjekët e Brazilit siguruan, se ishte vetëm një goditje në kyçin e këmbës dhe nuk ka vend për panik, por situata duket ndryshe.

“Seleçao” përballet me Kosta Rikën në fundjavë në ndeshjen e dytë të turneut dhe do të shpresojnë që golashënuesi i tyre aktual, me 55 gola në 86 ndeshje, është në rregull dhe i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë. Neymar është një nga lojtarët më të komentuar në këtë Botëror, fillimisht për mungesën e tij të mundshme pas dëmtimit të rëndë që pësoi në shkurt dhe tani për modelin e flokëve.

Edhe pse konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë pas portugezit Cristiano Ronaldo dhe argjentinasit Leo Messi, në ndeshjen e parë Neymar nuk i përmbushi pritshmëritë e tifozëve dhe të trajnerit Tite. Në fakt trajneri i Brazilit, një ditë përpara ndeshjes me Zvicrën u shpreh se Neymar nuk është ende në formën e tij më të mirë, pavarësisht se shënoi dy gola në dy miqësoret e fundit duke krijuar përshtypjen se është gati për Botërorin.

Related posts

Messi, Pique, Fabregas : ” Gjenerata e 87 “

Q.Autor

E PAPRITUR/ Mbrojtësi Hysaj mund të bashkohet në janar me lojtarin tjetër të kombëtares…

Delo.autor

Opinion nga Gezim Sinemati/ Flamurtari dhe Skënderbeu kapen duke u puthur! Krevati është…Kupa

Sadik.Autor

Leave a Comment