Futboll Sport

Nainggolan konfirmon/ Vendimi ishte i Romës, do të transferohem tek ky klub

Tani, vetëm firma mungon. Pas katër vitesh e gjysmë, vendosmërisht intensive, aventura e Radja Nainggolan te Roma po merr fund. Në të vërtetë, e ardhmja e tij quhet Inter. Për të konfirmuar këtë, i intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, është i drejtpërdrejtë mesfushori belg:

“Vendimi për t’u larguar nuk ishte i lidhur me mua, është një vendim i marrë nga klubi, të cilin e kam respektuar. Interi më donte mua në masë të madhe. Mbi të gjitha unë mund vetëm të falënderoj klubin zikaltër për këmbënguljen dhe besimin”.

Tek Interi, ai do të kthehet për të punuar me Luciano Spalletti, me të cilin ka përjetuar ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij: “Unë do të gjej një trajner të madh, jam i lumtur për të punuar me të përsëri.”

Mendimi i fundit i Nainggolan, megjithatë, ende është i përkushtuar te Roma dhe sidomos tifozët e saj: “Do të marr përgjithmonë në zemrën time çdo moment që kam kaluar me këto ngjyra. Po largohem nga Roma pas dhënies së gjithçkaje me këtë fanellë, me sezonin e fundit të mrekullueshëm”.

Klubi verdhekuq do të arkëtojë 24 milionë euro nga shitja e tij, në të cilën duhet të shtohen kartonët e Davide Santon dhe i riu Zaniolo, të gjitha për një vlerësim total prej rreth 38 milionë euro.
Tashmë, javën e ardhshme, Nainggolan pritet në Milano, ku do të kryejë vizitat e zakonshme mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e re me Interin, një klub që e kishte provuar atë edhe më 2014, por pa fat.

Related posts

Trajneri i Besiktasit e konfirmon: Tosun në Everton për 30 milionë euro

Q.Autor

LIVE/ Kukësi – Laçi: Verilindorët pretendojnë për 11-metërsh, Selmani bën “heroin”. Mbyllet pjesa e parë në Kamzë (VIDEO)

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Janë në vendin e parë: Klubi i NJOHUR ITALIAN SHITET për vetëm 10 euro

Isa.Autor

Leave a Comment