Futboll Premier League Sport

MOURINHO FESTON SOT PËRVJETORIN UNIK/ 20 vite karrierë si trajner i parë (RRUGA, SUKSESET, TROFETË)

Sot shënohet 20-vjetori i karrierës së José Mourinho si trajner. Më 23 shtator 2000, ai u ul në stol për herë të parë si trajner i parë. Në fakt, ai kshte pasur një përvojë (dhjetor 1998) momentale si trajner i parë në një ndeshje miqësore, që Barcelona luajti në “La Línea” kundër serbëve të Crvena Zvezda. Ajo ndeshje u fitua 4-1 nga katalanasit, me Pep Guardiolën titullar dhe Xavi i aktivizuar në minutën e 81-të. Ato kohë ishin negative te Barcelona e Van Gaal. Trajneri hollandez kishte humbur katër ndeshje radhazi (Mallorca, Atlético, Deportivo dhe Villareal)…
José Mourinho, durante su etapa como entrenador del Benfica

Por, le të kthehemi te 23 shtatori 2000. Portugalia në tërësi u shtang, pasi një trajner 37-vjeçar, i papërvojë, mori frenat e një klubi të madh si Benfica. Debutimi i tij, kundër Boavista, kampion i ardhshëm, përfundoi me humbje. Ato ishin momente të vështira, pasi humbja në kampionat u pasua nga eliminimi në Kupën UEFA. Ndeshja tjetër, e treta në karrierën e Mourinho si trajner, ishte derbi i Lisbonës kundër Os Belenenses. Kjo ishte fitorja e parë e Mourinhos në karrierë, nga 605 të tilla gjatë këtyre 20 viteve si trajner.

Përgjatë këtyre dy dekadave si trajner i parë, José Mourinho ka fituar 25 tituj, përfshirë dy Liga Kampionesh (2003-04 me Porto dhe 2009-10 me Inter); tetë Liga (kampionate kombëtare) (dy portugeze, dy italiane, një spanjolle dhe tre angleze). Karakteri i tij dhe konferencat unike për shtyp e kanë sendërtuar “Special One” si një trajner të guximshëm dhe të pasionuar me të gjitha ekipet që ka menaxhuar, që nga Benfica, e para, ku mezi mundi të drejtonte 10 ndeshje. Nga aty shkoi tek Unión Leiria, një ekip modest portugez, ku nuk e mbaroi dot sezonin. Pas 18 ndeshjeve, Mourinho u shkarkua në mes të sezonit 2001-2002, para se të mbërrinte, çuditërisht, te Porto.

Dy kampionate portugeze dhe, mbi të gjitha, befasia e fitimit të Ligës së Kampionëve (2003-2004) me “dragonjtë” e katapultuan atë drejt suksesit, të cilin e konfirmoi më së miri te Chelsea (aventura e parë) i Abramovich, ku la një trashëgimi të madhe, përpara se të nënshkruante me Interin, Në stolin e zikaltërve fitoi të dytë Ligë Kampionesh në karrierë, më 2010. Nga atje shkoi te Real Madridi, ku i krijoi mjaft telashe Barcelonës së Guardiolës, përpara se të bënte karrierë në Premier League. Chelsea, Manchester United dhe Tottenham kanë qenë skuadrat e tij, që nga viti 2013. Sidoqoftë, karriera e tij fituese filloi falë Carlos Marchena në vitin 2000, golashënuesi i fitores së parë të Mou si trajner.

Related posts

Real-Bayern, 5 ndeshjet që mbetën në histori (FOTO)

Sadik.Autor

27 MILIONË EURO HUMBJE NGA MERKATOJA/ Milani po mundohet të ruajë…

F.autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Regji “Hollywoodi” për “El Clasicon”, ja sekretet e transmetimit në TV

Delo.autor

Leave a Comment