Futboll Sport

Tunizia luan shansin e fundit, belgët: Nuk jemi këtu për çmime personale

Sot në orën 14.00 Belgjika do të kërkojë një tjetër fitore, këtë herë ndaj Tunizisë për të siguruar kështu kualifikimin nga faza e grupeve. Për trajnerin e belgëve, Roberto Martinez, tri pikët janë një kusht i panegociueshëm. “Ndoshta jemi bërë disi të mërzitshëm, por mbase është diçka që e kemi kërkuar vetë.

Nëse arrijmë që të fitojmë në këtë mënyrë, atëherë nuk kemi përse të jemi detyrimisht të bukur. Në këtë moment rëndësi ka të sillemi si skuadër dhe të arrijmë rezultate. Golat mund t’i shënojë kushdo, nuk kemi ardhur deri këtu për të shpallur Lukakun kryegolashënues, ndaj le të mendojmë për të dërguar topin në rrjetë dhe jo për lojtarin që do ta arrijë diçka të tillë”.

Tunizia- Për Nabil Malul situata nuk është e njëjtë me rivalët e sotëm. Në rast humbjeje, Tunizia do të mbetej jashtë Botërorit. Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë me Anglinë, trajneri i “Shqiponjave të Kartagjinës” kërkon të njëjtën paraqitje si ndaj anglezëve, por duke shpresuar në një rezultat më të mirë për të besuarit e tij. “Nuk duhet të luajmë me frikë, por të luftojmë për të dalë nga fusha me pikë. Shpresat e një populli të tërë janë mbi ne, ndaj nuk duhet t’i zhgënjejmë”, deklaroi dje Nabil Malul.

Related posts

PSG shfaq interes për portierin e Romës

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E MESFUSHORIT KROAT/ Akordi Real Madrid-Modric, merret vendimi për të ardhmen

Delo.autor

RIKTHEHET NË BARCELONË ME FAMILJEN E TIJ/ Messi i jep fund pushimeve në Karaibe

Delo.autor

Leave a Comment