Futboll Sport

Mërgim Mavraj mbulohet me ”ar”, nga gjiganti turk

Rikthehet edhe njëherë pista Fenerbahce për qendërmbrojtësin Mërgim Mavraj. Në janar klubi turk bisedoi me përfaqësues të lojtarit, por ishin ditët e fundit të merkatos. Hamburger SV e kishte pjesë të rëndësishme të ekipit dhe nuk mund të hiqte dorë nga një prej lojtarëve kryesorë, sidomos në kushtet që ndodheshin. Gjithsesi më pas ndodhën “çudi”, pasi trajneri Titz vendosi ta dënonte Mavrajn, i cili për disa muaj u përgatit me ekipin e dytë.

OFERTA – Fenerbahce që në janar kërkonte qendërmbrojtës dhe Mavraj është një opsion për ta, madje sikurse raporton gazeta “Panorama Sport”, paga e tij do të jetë rreth 1.8 milionë euro (2 milionë thuhet se merr në sezon te klubi gjerman), afërsisht sa përfiton aktualisht te Hamburger SV. Në fakt duket e çuditshme, kur e mendon se lojtari i kombëtares nuk luan prej muajsh, ndërkohë që për ta afruar do të duhet të paguhej edhe për kartonin e tij, pasi Mavraj është nën kontratë deri më 30 qershor të vitit 2019.

Gjithsesi, sikurse thuhet në artikullin e gazetës, bisedimet janë në faza të avancuara. Për qendërmbrojtësin është raportuar prej kohësh se ka oferta nga Turqia, por edhe nga Arabia. Por së fundmi ka pasur një prapaktheu nga ana e Hamburger SV, që po mendon t’i japë një shans të dytë Mavrajt dhe brazilianit Walace. Lojtari i kombëtares kuqezi, sezon që u mbyll, u aktivizua në 17 ndeshje si titullar, por nga mesi i muajit shkurt nuk luajti më, për zgjedhjet teknike, dëmtime dhe më pas erdhi edhe pezullimi.

Related posts

Forma e dobët, tallen me Interin në rrjetet sociale (FOTO)

Q.Autor

“NUK PUNOJNË…”/ Bayern ”tallet” me defektin e rrjeteve sociale, shikoni postimin qesharak të klubit bavarez (FOTO)

Delo.autor

PIKETOHEN 6 FUTBOLLISTË PËR LARGIM/ Sarri ndryshon mendje për Khedirën, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment