Futboll Premier League Sport

Raheem Sterling: Tatuazhet me armë? Ja dedikoj…

Sulmuesi i Manchester City beson që Anglia nuk duhet të përjashtohet heret nga gara dhe se ai nuk ndikohet nga efektet e jashtme në paraqitjen e tij

Raheem Sterling ia ka dhënë kreditetet trajnerit të Anglisë Gareth Southgate për klimën që ka kultivuar në Kombëtare sidomos me titujt negativ të tabloidëve që ai thotë i injoron.

23 vjeçari ka pasur një paraqitje të mirë me Manchester Cityn këtë sezon duke shënuar 23 herë në të gjitha garat dhe ka thyer rekord si kampion me Cityn duke fituar Premier Ligën dhe Kupën Carabao.

Por, tabloidi The Sun e sulmoi Sterlingun duke e akuzuar se ka bërë tatuazh një revole në këmbën e tij të djathtë – e kus sot lojtari ka shpjeguar se tatuazhi është pjesë e papërfunduar e një arti që i kushtohet babait të tij të ndjerë.

Duke folur për gazetarët, Sterling ka insistuar se kjo nuk ndikon në paraqitjet e tij dhe se ai do të kryej punët për skuadrën e Tre Luanëve.

“Nga minuta që ka ardhur Gareth ai ka thënë që e vetmja gjë     që do të mbajmë në kontroll është cikli i jonë – në stërvitje dhe ambienti në skuadër është i mirë”, tha ai.

Tabloidët e kanë sulmuar atë se ka bërë tatuazh kundër lojtarëve të Liverpoolit por federata e ka mbrojtur lojtarin derisa vet ai ka treguar se tatuazhi është për diçka tjetër.

“Një dedikim për babanë e ndjerë”.

Sterling është mbrojtur edhe nga ish sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker

Related posts

Zgjidhet orakulli i Botërorit, dhia ruse ‘Zabijaka’ parashikon fituesin

Sadik.Autor

FESTON 38-VJETORIN/ Ibrahimovic i dhuron vetes një super “Ferrari” me xhama virtual 1.5 milionë euro (FOTO)

Delo.autor

Messi shfaqet pas Botërorit, zbarkon në Barcelonë me familjen e tij (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment