Boks Sport

Whittaker: Nuk e lëshoj titullin, do t’i jap tjetër leksion Romeros

Pas triumfit në korrik të vitit të kaluar në eventin e UFC-213, ku fitoi titullin kampion në peshën e mesme ndaj Yoel Romero, kampioni neo-zelandez Robert Whittaker do të ngjitet sërish në kafaz në eventin e UFC-225, që zhvillohet këtë fundjavë në Chicago. Dhe titullin kampion do ta mbrojë sërish ndaj Romero, në një revansh që parashikohet i fortë dhe me rivalitet mes dy prej sportistëve më të mirë aktualisht në peshën e mesme.

“Nuk kam për ta lëshuar këtë titull, pasi ishte një rrugëtim i gjatë dhe i vështirë, por në fund ia dola mbanë. Romero është një rival i fortë, por ashtu siç e mposhta herën e parë ashtu do ta mund edhe këtë përballje të dytë. Jam përgatitur mirë dhe jam i sigurt se do të triumfoj edhe këtë herë”, u shpreh Robert Whittaker, 19 fitore dhe 4 humbje në UFC, ndërsa rivali i tij Yoel Romero numëron 13 fitore e 2 humbje në karrierën e tij.

Related posts

ANA TJETËR E KUALIFIKIMIT/ Festa e lotëve të gëzimit në korridoret e “Anfield” (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Berlusconi transferon te Monza ish-lojtarin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

RRËFEN NGA E KALUARA E TIJ/ Pablo Osvaldo: Icardin do ta kisha goditur me grusht, Conten dua ta shoh trajner të…

Delo.autor

Leave a Comment