Futboll Sport

“ZBËRTHEHET” MONCHI: Puna si drejtor sportiv, shitjet e detyruara dhe shkëmbimi Nainggolan-Zaniolo

Sky Sport në Itali ka intervistuar këto ditë disa prej drejtorëve sportivë me të mirë në qarkullim, përfshirë Igli Tare, ndërsa sot e ka pasur radhën Monchi i Romës.

Spanjolli ka folur për punën e tij, mënyrën si i zbulon lojtarët, vështirësitë në Romë dhe tema të tjera.

“Italia është e çuditshme, të gjithë e kanë mendjen te merkatoja dhe përbën lajm çdo gjë. Edhe në Spanjë janë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për merkaton, por nuk është çështje dite çdo tratativë.

“Merkatoja e Romës? Nuk do të bëjmë asgjë të madhe. Njerëzit presin 4-5 blerje, por nëse e bëj, do të thotë që kemi gabuar totalisht në verë. Natyrisht, diçka e kam gabuar, por bilanci bëhet në fund.

“Nuk kam pasur në plan të bëhem drejtor sportiv, ndodhi rastësisht. Kur ra Sevilja në Segunda, isha Team manager, vit i tmerrshëm. Me pyetën a doja të bëhesha drejtor sportiv dhe pranova, sepse nuk them kurrë jo. Si i gjej lojtarët? Së pari, nuk jam vetëm unë, janë 16 persona, 17 skautë që ashtu i unë punojnë për të vëzhguar lojtarë. Kemi mënyra të ndryshme zbulimi, shpesh i shohim në TV para se të shkojmë t’i shohim nga afër, kur kuptojmë që janë lojtarë interesantë.

“Tifozët e Romës duan trofe dhe kanë të drejtë, Roma është klub i madh dhe duhet të luftojë gjithnjë për majat. E vërtetë, shitëm Salah, Rudiger e Paredes kur erdha, por vetëm sepse e tillë ishte situata financiare, duhej të shisnim derisa rregulluan potesisht bilancin. Viti i parë në Romë ishte i vështirë për mua, sepse duhej të arkëtonim sa më shumë në merkato, por ndërkohë dolëm të tretët dhe shkuam në gjysmëfinale në Champions League.

“Zaniolo? Ne donim atë dhe Radun, Interi refuzonte. Nuk u ndalëm, sepse Interi donte Nainggolan dhe këtë e dinim. Në fund e gjetëm marrëveshjen, por të jem i sinqertë nuk e prisja që Zaniolo të shpërthente kaq shpejt në Romë”.

Related posts

VIDEO/ Shkon në ndeshjen e Interit me fanellën e Juventusit, tifozi bardhezi detyrohet të… zhvishet

F.autor

Tërbohen në Gjermani: Ja pozicioni grafik i arbitrave tek penalltia e Marcelos…

Sadik.Autor

KUSHTI I “FRIKSHËM” I MESSIT/ Barcelona tronditet nga themelet

F.autor

Leave a Comment