Futboll La Liga Sport

Mesfushori i Manchester United refuzon rikthimin në vendlindje…

Ander Herrera ka refuzuar mundësinë për t’u kthyer te Athletic Bilbao. Mesfushori spanjoll ka edhe një vit kontratë me “djajtë” dhe duke qenë se në qershor 2019 do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale ai ka përfunduar në qendër të dëshirave të disa prej klubeve europiane, kryesisht në La Liga.

28-vjeçari ndihet i lumtur në “Old Trafford” dhe ka ndërmend të luftojë për vendin e titullarit, pavarësisht se situata është komplikuar, sidomos pas blerjes së brazilianit Fred për 60 milionë euro.

Gjithsesi, Herrera ka ndërmend të qëndrojë te United, të paktën deri në janarin e ardhshëm, kur do të vendosë përfundimisht të ardhmen e tij. Kjo është arsyeja përse menaxheri i tij ka refuzuar çdo ofertë të mundshme.

Krahas Bilbao, që dëshironte te rikthente në klub duke e bërë futbollistin më të paguar në historinë e tyre, edhe Atletico Madrid kishte shfaqur një interesim për lojtarin, por mesa duket Herrera do të luajë deri në fund kartat e tij te ekipi i Jose Mourinho.

Related posts

DIKUR E KAPTE PËR FYTI/ Matuidi “tradhton” francezët e tij: “Topin e Artë” E MERITON…

Isa.Autor

DHIMBJE TË FORTA NË GJOKS/ Iker Kasijas shtrohet me urgjencë në spital

Delo.autor

KËSHILLON MBROJTËSIN RAMOS/ Saviola: Duhet të largohet nga Real Madrid dhe të kalojë tek…

Delo.autor

Leave a Comment