Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Vettel dominon dhe triumfon në Kanada, Hamilton jashtë podiumit

Në fakt pritej që të ishte një garë spektakolare, duke parë cilësitë e pistës e cila të jep shumë hapësirë për të parakaluar, por Çmimi i Madh i Kanadasë mund të përshkruhet me një fjalë të vetme: i mërzitshëm.

Ishte Sebastian Vettel ai që e nisi garën nga pole position dhe arriti ta ruante vendin e parë falë një starti të mirë. Të gjithë pilotët e parë ruajtën vendin e tyre në start, por pas 20 sekondash duhet të futej makina e sigurisë pas një përplasjeje të Stroll dhe Hartley. Gara vijon disa xhiro më pas por nuk kishte momente kulmore. Distanca mes makinave të para ishte gjithmonë e madhe dhe e kontrollueshme.

Në një moment teksa kishin mbetur edhe 12 xhiro për t’u garuar, Bottas po fitonte sekonda ndaj Vettel por një gabim i finlandezit i dha fund garës për vendin e parë. Lewis Hamilton ndërkohë ishte në vend të pestë dhe për shumë xhiro dueloi me Ricchardo-n por në fund nuk arriti ta parakalonte. Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Kanadasë, Bottas i dyti dhe Verstappen i treti.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një krosimi nga Kimmich, Muller ndëshkon me kokë PSG-në. Francezët protestojnë (VIDEO)

Delo.autor

Luhet “derbi i veriut”/ Por numri i biletave të shitura në Elbasan është “i frikshëm”

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ 6 raste me Covid-19 te Bilbao, mes tyre edhe ylli i ekipit që e konfirmon

Delo.autor

Leave a Comment