Futboll Seria A Sport

Alisson: E ardhmja ime do të vendoset para Botërorit

Pas fitores në miqësoren kundër Austrisë, Alisson ka folur për të ardhmen e tij. Portieri i Brazilit tha: “Mendoj se gjithçka do të vendoset para Kupës së Botës. Të paktën kjo është ajo që dua unë. E vërteta është se gjithçka është në dorën e menaxherit tim dhe të Romës.

Nëse për ndonjëherë arsye e ardhmja ime nuk do të përcaktohet përpara se të fillojë Botërori, atëherë për këtë temë do të flas pak Kupës së Botës, sepse tani jam i përqendruar maksimalisht te kjo veprimtari.”

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Roma, që e ndihmoi të zinte vendin e titullarit te Brazili, në dëm të Ederson të Manchester City, Alisson pëlqehet nga klubet më të mëdha në Europë me në krye Real Madrid dhe Liverpool. Roma pretendon 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Related posts

Valverde për Coutinho: S’më pëlqen të flas për këtë, por mund të ndodhë shumë shpejt

Q.Autor

MENDON PËR SEZONIN E RI/ Manchester United nuk i ndahet talentit francez, gati 25 milionë euro për…

Delo.autor

BARCELONA-LIVERPOOL/ Suarez ndëshkon “Të Kuqtë”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment