Cudirat e Boterorit Futboll Sport

Messi përgatit Francën me Ronaldon që i qesh nga dritarja (FOTO)

Lionel Messi, në Kazan, ku do të luajë 1/8-at e finaleve të Kupës së Botës kundër Francës, të shtunën në mbrëmje, do të akomodohet në një hotel shumë të bukur me 4 yje, “Ramada”.

Por, ka një detaj, që edhe pse i vogël nuk është se të lë indiferent. Dhoma e numrit 10 të Argjentinës do të ketë pamjen nga një… mega murales, një portret gjigand në murin e një ndërtese përballë, në të cilën dallohet më shumë se qartë Kristiano Ronaldo.

Lajmi është për të qeshur, por a jemi të sigurt se Messi, duke parë edhe paraqitjen e kombëtares së tij, jo shumë bindëse deri tani, nuk do të vendosë që të ndërrojë hotel apo të paktën dhomën?

Fundja, nuk do të ishte shumë e bukur që të zgjohesh çdo ditë, të hapësh dritaren dhe të gjesh përballë armikun tënd kryesor dhe të të kujtojë në çdo moment se pas Spanjës, Ronaldo është gjithashtu prezent edhe në Rusi për të të sfiduar. Por, që mbi të gjitha ka shënuar 3 gola më shumë sesa ti. Dhe si për ironi të fatit, siç dallohet në foto, në këtë portret Ronaldo për më shumë të shkel edhe syrin… Një motiv më shumë për të mos hapur kurrë dritaren…

 

Related posts

(VIDEO) Napoli dyfishon rezultatin ndaj Veronas, Callejon autor i golit

Q.Autor

“NËSE KE NEVOJË PËR DIÇKA, KËTU MË KE”/ Talenti 17-vjeçar i PSG-së surprizon Leo Mesin

Delo.autor

Guardiola “shkatërron” Barçën/ Ofertë milionere për të “shumëkërkuarin” e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment