Futboll Sport

Mezani i hap punë Laçit pas largimit, kurbinasit nisin gjithçka nga e para

Gentian Mezani konfirmoi dorëheqjen si trajner i skuadrës së Laçit pak ditë më parë, por duket se me largimin e trajnerit, planet për kurbinasit kanë ndryshuar. Ndërkohë që Laçi pret të marrë pjesë në turet e Europa Leagues, ka shumë probleme për të zgjidhur.

E para ka të bëjë me trajnerin, ku pas largimit të Mezanit, flitet se në krye të kurbinasve do të vendoset Agim Canaj. Problemi i dytë që është ndër kryesorët ka të bëjë me largimet që po ndodhin dhe rinovimet, gjë që ka mbetur në vend numëro.

Deri tani janë larguar Rexhinaldo, Eskerda, Harallamb Qaqi, Arbër Shala, ndërkohë që pritet të largohet dhe Selmani pasi për këtë të fundit ka patur interes nga skuadra jashtë vendit.

Rinovimet janë një tjetër çështje delikate, duke ditur se numri i lojtarëve iu përfundon kontrata është i lartë. Ditët e ardhshme pritet që drejtuesit e klubit të mblidhen dhe të vendosin për kohëzgjatjen e tyre për të menduar më pas për afrimet që do ndodhin gjatë merkatos së verës, të cilat do ishin deçizive sa i përket ecurisë së ekipit në Europë.

Related posts

FINALJA/ Roma SHËNON, por shikoni reagimin e çuditshëm të Mourinhos ndaj lojtarëve te stolit…

F.autor

PAS BARAZIMIT NDAJ GREQISË/ Ylli Muriqi: U shpërblyem në fund, me Spanjën luajmë për tre pikë

Delo.autor

BARDHI BËHET “HERO”/ Partizani mposht Laçin dhe shikon nga titulli kampion

Isa.Autor

Leave a Comment