Futboll Sport

Mikael Balak: Gjermanisë i mungon ekuilibri dhe uria, Nejmar të kuptojë se nuk është shou

I kemi parë të gjitha fa voritet në fushë tash më, Francën, Spanjën, Brazilin dhe Gjermaninë. Sigurisht, Franca e vetmja skuadër që mundi të fitojë tri pikët në ndeshjen e parë nga skuadrat favorite. Gjermania ishte zhgënjimi i madh. Pati diçka që nuk shkonte me këtë skuadër dhe gjashtë apo shtatë miqësoret e fundit treguan përse ne nuk mund të fitonim, me përjashtim të ndeshjes kundër Arabisë Saudite. Ekuilibri në këtë skuadër nuk është në rregull. Nuk ka shpirt skuadre, nuk ka mjaftueshëm uri dhe dëshirë. Më pëlqen Mats Humels.

Ai i thotë gjërat hapur dhe me zë të lartë çfarë nuk shkon (kritikoi trajnerin Lëv në lidhje me taktikën e tij kundër Meksikës). Ai duhet të flasë me shokët e tij. Edhe lojtarët duhet të flasin me njëritjetrin për ta zgjidhur këtë situatë dhe çdo gjë tjetër që nuk shkon. Ndonjëherë, trajneri nuk mund të bëjë gjithçka i vetëm, kështu që edhe futbollistët janë përgjegjës gjithashtu për paraqitjen e tyre. Duhet zgjidhur çështja e ekuilibrit mes sulmit dhe mbrojtjes, ajo çka i mungon skuadrës në këto ndeshjet e fundit. Shpresoj që humbja ndaj Meksikës, të ketë qenë vetëm një thirrje zgjimi. Ka edhe gjashtë pikë të tjera për t’u fituar (kundër Suedisë dhe Koresë së Jugut) dhe unë shpresoj që të fitojmë duke nisur nga ndeshja e radhës. Paçi fat!

RONALDO DHE MESI

Çfarë paraqitje ajo e Kristiano Ronaldos, çfarë hapjesh loje, çfarë golash! Tre gola, fantastik si gjithnjë. Lionel Mesi, sigurisht që u përpoq fort të bënte diçka me Argjentinën kundër Islandës, por pati edhe fatin e keq me vete te rasti i penalltisë së humbur. Por, ne kemi parë një Mesi më të mirë, jam i sigurt për këtë.

NEJMAR

Mendoni se ky është Nejmari që ne të gjithë duam të shohim? Mendoj se ai duhet të nisë ta kuptojë rolin e tij në skuadër. Nuk është një shou personal i Nejmarit. Dakord, ti je një lojtar i shkëlqyer, por duhet të përdorësh edhe shokët e skuadrës. Nuk jam me të vërtetë i impresionuar për mënyrën se si luajti, por jam i sigurt se ai do të përmirësohet.

Related posts

De Biasi: Ronaldo i jep prestigj Serie A, ja kush janë rivalët e Juventusit

Isa.Autor

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Perisic i shpall “luftë” rivalit: Interi mund të mposhtë këdo…

Delo.autor

MILANI DHE MALLKIMI I NUMRIT 9/ Pas Inzaghit, vetëm “TOKË E DJEGUR”…

Delo.autor

Leave a Comment