Futboll Sport

Milan i magjepsur nga ylli i Leipzig, por e shqetëson Liverpool dhe Arsenal

Jo vetëm Timo Werner. Në shtëpinë e Leipzig, ekziston një tjetër lojtar, i cili ka magjepsur drejtuesit e Milanit. Kuqezinjtë kanë shfaqur interes për të nënshkruar me mbrojtësin e ri francez Dayot Upamecano, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer në Bundesliga me RB Leipzig dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të rëndësishme në Evropë.

Përveç Milanit, edhe Liverpool-i dhe Arsenali kanë treguar interes për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të qendrës shkruan “La Gazzetta dello Sport”. Klauzola e tij është vetëm 15 milionë euro dhe një shumë e tillë është e pakonsiderushme për “Djallin”, pavarësisht problemeve me UEFA-n. Në janar drejtuesit e Milanit u nisën drejt Gjermanisë me një mision për të piketuar futbollistët që do të afrojnë gjatë verës dhe tani zbulohen objektivat.

Timo Werner, ishte një ndër lojtarët që kuqezinjtë panë në aksion, por edhe shoku i tij i skuadrës Dayot Upamecano. Drejtori sportiv i Milanit, Massimo Mirabelli, udhëtoi për në Gjermani për të parë 19-vjeçarin, i cili thuhet se kishte një klauzolë blerjeje prej 100 milionë eurosh në kontratën e tij. Megjithatë, sipas raportimeve më të fundit nga “GdS” sugjerojnë se çmimi i tij nuk ka gjasa të jetë më shumë se 15 milionë euro.

Ky ishte sezoni i dytë i 19-vjeçarit në Bundesliga, teksa në këtë fushatë ka grumbulluar 23 ndeshje duke shënuar edhe tre gola. Gjithashtu ai ka regjistruar edhe 11 ndeshje në kompeticionet evropiane me Leipzig, 6 në Europa League dhe 5 në Champions League. Pas paraqitjeve mjaft të mira këtë edicion ai është në fokusin e disa klubeve të rëndësishme në Evropë, teksa kohët e fundit edhe Barcelona u lidh me afrimin e francezit në “Camp Nou”. E ardhmja e tij është e paqartë, teksa në këtë moment “Djalli” duket në “pole position” për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

Related posts

(FOTO) Skedina e çmendur, koeficienti 7000

Q.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Flamurtari, Mbyllet pjesa e parë. Dominim absolut i Skënderbeut

Delo.autor

GODET PARTIZANI/ Prapaskenat me Çinarin dhe sulmuesi Fazli, të kuqtë mbeten në merkato

Isa.Autor

Leave a Comment