Futboll Sport

SPECIALE/ Botërori RUSI 2018, po afron! Njihuni me statistikat e ndryshme dhe historin e trofeut

Botërori Rusi 2018 po afrohet gjithnjë e më shumë!

Edhe 11 ditë kanë mbetur për të filluar zyrtarisht kompedicioni më i rëndësishëm në planet. AlpeNews.al, ju sjell disa statistika të ndryshme nga historia e trofeut të Botërorit që më parë quhej “Jules Rimit” dhe u dorëzua në Brazil në Kupën e Botës në vitin 1970 duke bërë që “selecaot” të shënonin triumfin e tretë në historin e tyre.

FIFA në vitin 1974 vendosi një Trofe të ri dhe kjo ndodhi në finalen e dhjetë të Kupës së Botës. Trofeu ka një gjatësi prej 36.8 cm, dhe është ngritur 11 herë lart që nga viti 1970. Kampionët e Gjermanisë e kanë ngritur më shumë statujën e artë se çdo ekip tjetër që nga viti 1970, duke e ngritur atë tri herë në vitin 1974, 1990 dhe 2014.

Brazili (1994, 2002), Italia (1982, 2006) dhe Argjentina (1978, 1986 ) ndërsa Franca (1998) dhe Spanja (2010) Trofeu i Kupës së Botës mbetet në pronësi të FIFA-s dhe trofeu aktual është hartuar nga ari prej 18 karatësh i fortë dhe peshon saktësisht 6.175 kg.

Baza e trofeut përmban dy shtresa të malakitit gjysëm të çmuar, ndërsa në fund është gdhendur me vitin dhe emrin e secilit fitues të Kupës së Botës që nga viti 1974.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Realizon një super gol, Calhanoglu shfryn inatin ndaj Lecces (VIDEO)

Delo.autor

MIKE TYSON RIKTHEHET NË RING NË MOSHËN 54-VJEÇARE/ Barazim mes legjendave kundër Jones Jr (VIDEO)

Delo.autor

PAS TRIUMFIT NDAJ SAN MARINOS/ Kapiteni Hysaj: Kjo fitore do të na karikojë për ndeshjen e radhës

Delo.autor

Leave a Comment